English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria kerkon uljen e taksave ne Bashkine Tirane
Konfindustria, duke u mbështetur në zhvillimet e fundit në Bashkinë Tiranë, që kanë nxjerrë problematika shqetësuese të menaxhimit të buxhetit, kërkon nga Këshilli Bashkiak i kryeqytetit të vendosi në mbledhje të jashtëzakonshme për uljen me të paktën 20% të vlerës së përgjithshme të detyrimeve vendore për bizneset dhe qytetarët për vitin fiskal 2025 dhe në vazhdim. Konfindustria vlerëson, se kërkesa mbështetet në mos përmbushjen në kohë të qëllimeve për të cilat në vite është kërkuar rritja e detyrimeve dhe vendosja e taksave të reja për qytetarët dhe bizneset e Bashkisë Tiranë. Përmendim si më kryesoret: - mossigurimin e furnizimit 24 orë me ujë, - pagesat e larta për djegësin e munguar të mbetjeve të ngurta,- vonesat e mëdha në ndërtimin e shkollave të reja, -transportit dhe parkimeve publike,- pyllit të ashtuquajtur orbital, - mungesën e impiantit të ujrave të zeza, që derdhen të papërpunuara, duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve dhe dëmtuar rëndë imazhin turistik të kryeqytetit. Gjithashtu, taksa e banesave, truallit dhe tarifat e ujit duhet të ulen ndjeshëm. Konfindustria vlerëson, se analiza e zhvillimeve të fundit tregon, se nëse shmangen skandalet korruptive dhe përmirësohet menaxhimi i shpenzimeve buxhetore në prokurime dhe administrim të kompanive bashkiake, ulja e ngarkesës fiskale nuk do të ndikojë në sasinë e cilësisë dhe sasisë së shërbimeve për qytetarët dhe bizneset e Bashkisë Tiranë.
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login


© 2007 - 2025 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara