|
|
Konfindustria per aferen e agrumeve me pesticide helmuese |
|
Konfindustria mbështet plotësisht veprimin e Prokurorisë Shqiptare, për ndalimin e përgjegjësve të aferës kriminale të hedhjes në treg për konsum nga popullata të sasive të agrumeve me pesticide të helmuara të ndaluara nga BE dhe të përcaktuara për asgjesim, por e vlerëson si të paplotë.
Akti kriminal në fjalë, nëse vërtetohet, përbën jo vetëm veprim me pasoja kriminale shëndetësore për qytetarët konsumatorë, por godet rëndë financiarisht dhe rregullat e konkurencës për biznesin e ndershëm, industritë dhe markat “Made in Albania “ në eksport, tregun vendor si dhe industrinë e turizmit.
Konfindustria do të kërkojë zyrtarisht nga Kuvendi i Shqipërisë dhe ekzekutivi ndryshimin e Kodit Penal për ashpërsimin e dënimeve për akte të ngjashme, që lidhen me sigurinë ushqimore në vend.
Konfindustria kërkon zgjerimin e domosdoshëm të hetimeve për përfshirje në aktin kriminal të përgjegjësve të tjerë institucionalë dhe bizneseve private oligopole të sektorit të pesticideve.
Së pari, duhet shkuar në nivelet më të larta përgjegjëse institucionale, që nuk kontrolluan, mashtruan dhe heshtën për asgjësimin e sasisë së bllokuar prej 10 tonë agrume në kufi dhe mosveprimin paraprak të institucioneve shqiptare përgjegjëse.
Së dyti, institucionet përgjegjëse nuk morrën masa ndaluese për sasitë e tjera të prodhuara nga të njëjtit biznese, që janë hedhur në tregun vendor dhe konsumuar nga qytetarët shqiptarë përtej sasisë së bllokuar nga Kroacia.
Së treti, kërkohet përfshirja e domosdoshme në hetime e institucioneve si Dogana, agjencitë dhe inspektoriatet në varësi të Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Ministrisë së Shëndetësisë dhe bizneseve oligopole, që kanë lejuar në bashkëpunim si me tiparet e grupit të strukturuar kriminal, hyrjen dhe tregëtimin e pesticideve helmuese të ndaluara nga BE dhe legjislacioni shqiptar.
|
|
|
Nisma
+ Data 2024-08-11 | Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ... | [Me shume] |
+ Data 2022-05-25 | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | [Me shume] |
+ Data 2024-08-11 |
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024. |
+ Data 2021-05-22 |
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
+ Data 2021-02-04 |
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
|
|
|
Tregu i Ideve |
|
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|