English   |   Kontakt
 
 
 
Lufta kunder informalitetit nepermjet vendosjes se TVSH-se dhe kasave rregjistruese ne transaksionet tregtare te shitjeve me pakice
Konfindustria mbas nje rrahje te gjate mendimesh brenda saj, analizes profesionale ne thellesi te informalitetit ne ekonomine shqiptare dhe perqasjes me pervojen e shteteve te zhvilluara demokratike, nepermjet nje letre derguar zyrtarisht Z. Sali Berisha, Kryeminister i Shqiperise dhe Kryetar i PD dhe Z. Edi Rama, Kryetar i PS dhe i Bashkise se Tiranes, ka vendosur te ndermarri nismen strategjike per te luftuar shkakun kryesor te prodhimit te informalitetit dhe evazionit fiskal: mungeses se percimit te TVSH-se (Tatimit mbi Vleren e shtuar) dhe kasave rregjistruese ne transaksionet tregtare te shitjeve me pakice/i ashtuquajturi biznes i vogel. Ne hallken e nderprere te mesiperme te pikes ligjore te kontaktit te biznesit me konsumatoret fundore/qytetaret, ndodhin pikerisht edhe te gjitha rrjedhjet evazioniste financiare si edhe lindin presionet nga poshte-siper per prodhimin e evazionit ne te gjithe procesin tregtar. Marrja e masave te mesiperme eshte kusht paresor per:

- formalizimin e ekonomisEe ne teresi, perfshi prodhimin bujqesor dhe blegtoral si hapi pasardhes i procesit,
- luftes kunder konkurrences se pandershme, qe vret zhvillimin ekonomik,
- rritjen e konsiderueshme te ardhurave per buxhetin e shtetit. Keto te fundit do te perkthehen ne krijimin e mundesive financiare shteterore shume me te medha per rritjen e mbeshtetjes ndaj grupeve te caktuara te shoqerise, investimeve te domosdoshme ne infrastrukture dhe cilesise se sherbimeve publike per qytetaret.

Konfindustria eshte e ndergjegjshme se formalizimi i tregtise me pakice nepermjet vendosjes se TVSH-se dhe kasave rregjistruese eshte shume me teper sesa thjesht nje nisme teknike. Duke qene nje veprim, qe ndryshon rrenjesisht te gjithe bazen fiskale te vendit, ajo prek pervec biznesit edhe interesat e gjithe qytetareve shqiptare. Kjo do te thote se per ta permbushur sa me siper duhet me cdo kusht nje vullnet i plote dhe i sinqerte i te gjithe faktoreve politike te vendit. Mbeshtetur ne mirekuptimin e deshiruar politik, shtyllat baze te procesit duhet te jene:

1- Opozita te mosperfitoj politikisht nga kostot, qe objektivisht mund te lindin gjate procesit.
2- Pozita te respektoj me cdo kusht autonomine financiare dhe mbi te gjitha masen e te ardhurave te pushtetit vendor, thelbi i decentralizimit te pushtetit pjese perberese shume e rendesishme e shtetit demokratik.
3- Pakete ligjore sipas standarteve te vendeve te BE, ku ndertimi i Gjykatave Tregtare te pavarurura per zgjidhjen e mosmarreveshjeve ekzekutiv-biznes te jete pjese perberese.

Konfindustria eshte e gatshme te sherbej si ndermjetesuese ndermjet pozites dhe opozites per sa me siper, sepse ka besim se forcat politike sot e kane pjekurine e duhur per te gjetur mirekuptimin ndermjet tyre per te permbushur synimin strategjik te formalizimit te ekonomise shqiptare. Konfindustria fton Qeverine te japi nje shembull te vullnetit te mire per mirekuptim, duke shtyre ne kohe hyrjen ne fuqi te ligjit te penaliteteve per ta bere pjese te Paketes Ligjore te mesiperme. Perpara se te prodhojme ligje per te rritur forcen ndeshkuese te shtetit ndaj biznesit, duhet te zhdukim shkaqet ligjore dhe institucionale, qe e prodhojne evazionin fiskal dhe korrupsionin.

Nisma e Konfindustrise eshte rast per te treguar se shqiptaret dine dhe mund te bejne shtet demokratik.
 

Nisma

+ Data 2017-05-02
Rishikimi i tarifave te cmimit te energjise elektrike per industrite te cilat kane ndertuar me investimet e veta linjat e furnizimit fundor te tyre.
[Me shume]
+ Data 2017-01-26
Nisma per krijimin e Burses Kombetare te Energjise Shqiperi Kosove
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2017-05-02
Konfindustria fton te gjitha bizneset qe kane problematika me garat publike ti paraqesin shqetesimet e tyre te arsyetuara prane saj.
+ Data 2017-04-27
ExpoForumi "Mbrojtja e vlerave Mjedisore&Kulturore te Rajonit te Basenit te Lumit Vjosa si mundesi per zhvillimin ekonomik te qendrueshem, 29/9/2017 Permet
+ Data 2017-01-17
ExpoForumi "Bursa Shqiptare e Energjise", 31 janar 2017
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor, Sarajeve 2017? Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne ide@konfindustria.al  
Login






© 2007 - 2017 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara