English   |   Kontakt
 
 
 
Nisma per krijimin e tregut te hapur shqiptar dhe rajonal
Alb-Konfindustria në emër të interesave afatgjata kombëtare,
duke qenë e bindur, se interesi kombëtar në thelb nuk mund të kuptohet pa mirëqenien e qëndrueshme të shqiptarëve, kudo ku banojnë në trevat e tyre historike,
duke ditur, se rruga e vetme për sigurimin e mirëqenies së shqiptarëve në afatgjatë, sidomos në periudhën e globalizimit të tregjeve dhe integrimit në Bashkimin Europian, është e varur krejtësisht nga përdorimi me efektivitet i burimeve të mëdha të përbashkëta natyrore, njerëzore dhe gjeografike, që zotërojmë si komb,
duke menduar, se kemi humbur shumë kohë deri më tash për të përfituar prekshëm ekonomikisht nga ndryshimet historike të çështjes shqiptare pas vitit 1999, ndërkohë që shumë vendimarrje politike kanë qenë dhe janë plotësisht të mundshme për tu ndërmarrë nga vetë shqiptarët, pa kosto dhe në kohë të shpejtë,
duke kërkuar për tu integruar me dinjitet si komb në Bashkimin Europian, lufta për tregje brenda të cilit është mjaft e fortë edhe ndërmjet antarëve të tij,
duke ditur, se është domosdoshmëri jetësore për të ruajtur dhe zotëruar pjesën e tregut që meritojmë edhe në tregun e përbashkët të Bashkimit Europian,
duke qenë të sigurt se proçesi i integrimit i hapësirave shqiptare në Bashkimin Europian do të jetë shumë më i shpejtë dhe kontribues edhe për vetë BE, nëse më parë arrijmë të integrohemi ekonomikisht dhe institucionalisht ndërmjet nesh, pa prekur kufijtë teorikë ndërmjet shteteve,

Alb-Konfindustria i kërkon Vendimarrjes Politike të Shqipërise dhe Kosovës të ndërmerret :
“Nisma për përpunimin, hartimin dhe zbatimin e Strategjisë së Krijimit të Tregut të hapur Shqiptar dhe Rajonal”.

Strategjia duhet të përgatitet nga një Këshill Mbarëkombëtar me përfaqësues të Qeverive, opozitës parlamentare kryesore dhe grupeve më të rëndësishme të interesit të Shqipërisë dhe Kosovës. Anëtarë të Komitetit mund të jenë edhe përfaqësues të institucioneve të mësipërme nga Maqedonia dhe Mali i Zi
 

Nisma

+ Data 2017-05-02
Rishikimi i tarifave te cmimit te energjise elektrike per industrite te cilat kane ndertuar me investimet e veta linjat e furnizimit fundor te tyre.
[Me shume]
+ Data 2017-01-26
Nisma per krijimin e Burses Kombetare te Energjise Shqiperi Kosove
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2017-05-02
Konfindustria fton te gjitha bizneset qe kane problematika me garat publike ti paraqesin shqetesimet e tyre te arsyetuara prane saj.
+ Data 2017-04-27
ExpoForumi "Mbrojtja e vlerave Mjedisore&Kulturore te Rajonit te Basenit te Lumit Vjosa si mundesi per zhvillimin ekonomik te qendrueshem, 29/9/2017 Permet
+ Data 2017-01-17
ExpoForumi "Bursa Shqiptare e Energjise", 31 janar 2017
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor, Sarajeve 2017? Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne ide@konfindustria.al  
Login






© 2007 - 2017 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara