Konfindustria i kerkon
deputeteve te Kuvendit te Shqiperise pa dallime partiake, qe pertej interesave
te ngushta politike te castit, te tregojne pergjegjshmeri qytetare dhe ne
seancen plenare per Projektligjin e Buxhetit 2016, te shtyjne ne kohe miratimin e
nenit per perjashtimin e plote dhe/ose uljen e tatim fitimit te te
ashtuquajturit biznes i "vogel". Shtyrja ne kohe kerkohet per
plotesimin e tij te domosdoshem me akte ligjore shoqeruese per te shmangur dhe
parandaluar pasojat teper te renda, qe mund te shkaktoje zbatimi i tij ne
formen e tashme, per gjithe sistemin fiskal, zhvillimin ekonomik te vendit dhe
mireqenien e qytetareve shqiptare ne afatgjate.
Konfindustria vlereson,
se formulimi i tashem i nenit te mesiperm ne Paketen Fiskale 2016 krijon
hapsiren ligjore, qe nga njera ane
legjitimon informalitetin e sotem prej 50% te PPB dhe nga ana tjeter rrit
trysnine e copetimit artificial te aktivitetit tregtar te bizneseve te
ashtuquajtura te " medha" me qellim perfitimin e lehtesirave fiskale.
Sondazhi pilot i Konfindustrise tregon, qe te pakten 35% e biznesit te
ashtuquajtuar "i madh" eshte i gatshem te shqyrtoje coptimin
artificial te aktivitetit per te shmangur konkurencen e padrejte dhe
falimentimin. Konfindustria vlereson,
se dukuria e copetimit artificial te subjekteve eshte me pasoja te
pallogaritshme te demshme per pjesen e biznesit te "madh", qe nuk
ndryshon menyren e aktivitetit tregtar, si pasoje e konkurences se pabarabarte.
Sa me siper sjell goditjen e nismave sipermarrese te rendesishme, ul aftesine e
vendit per thithjen e investimeve te huaja, pengon rritjen ekonomike te
shpresuar dhe njekohesisht do te zvogeloje ndjeshem objektivisht te ardhurat e
planifikuara per vete buxhetin e shtetit per vitin financiar 2016.
|