English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria nenshkruan marreveshje bashkepunimi me Kontrollin e Larte te Shtetit per shqyrtimin e ankesave te biznesit ne prokurimin e fondeve publike
Konfindustria njoftoi se ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Kontrollin e Lartë të Shtetit, përfaqësuar nga Gjergj Buxhuku për të dhe Bujar Leskaj për KLSH-në
 
Konfindustria njoftoi se ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Kontrollin e Lartë të Shtetit, përfaqësuar nga Gjergj Buxhuku për të dhe Bujar Leskaj për KLSH-në.
Qëllimi i marrëveshjes është arritja e standardeve me te mira ndërkombëtare te konkurrencës se lire ne treg, përmirësimi i mjedisit te biznesit ne vend, shtimi i aftësisë se ekonomisë kombëtare për tërheqjen e investimeve te huaja, lufta kundër korrupsionit dhe subjektivizmit nga institucionet dhe kompanitë publike dhe rritjen e eficiences se përdorimit te fondeve publike dhe buxhetore. Marrëveshja e nënshkruar ndërmjet KLSH dhe Konfindustrise parashikon vendosjen e pikave te përhershme te kontaktit institucional dhe grupeve te përbashkëta me qellim shkëmbimin e shpejte te informacionit dhe shqyrtimit te ankesave dhe pretendimeve te bizneseve lidhur me zbatimin e procedurave ligjore te tenderimeve, veprimet korruptive dhe subjektivizmin ne përdorimin e fondeve nga e institucioneve dhe kompanive publike. Ne marrëveshje parashikon gjithashtu, shqyrtimin me përparësi te pretendimeve te bazuara ligjërisht te bizneseve lidhur me kontrollet selective dhe penalizimet jo profesionale te institucioneve fiskale, inspektoriateve, etj qe godasin barazinë ne treg dhe konkurrencën e lire. Marrëveshja parashikon shkëmbimin e ekspertizës te dyanshme lidhur me përmirësimin e procedurave tenderuese, mënyrës se përcaktimit te termave teknike te prokurimeve, cilësinë e zbatimit te marrëveshjeve koncesionare.
 
 

Nisma

+ Data 2017-05-02
Rishikimi i tarifave te cmimit te energjise elektrike per industrite te cilat kane ndertuar me investimet e veta linjat e furnizimit fundor te tyre.
[Me shume]
+ Data 2017-01-26
Nisma per krijimin e Burses Kombetare te Energjise Shqiperi Kosove
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2017-05-02
Konfindustria fton te gjitha bizneset qe kane problematika me garat publike ti paraqesin shqetesimet e tyre te arsyetuara prane saj.
+ Data 2017-04-27
ExpoForumi "Mbrojtja e vlerave Mjedisore&Kulturore te Rajonit te Basenit te Lumit Vjosa si mundesi per zhvillimin ekonomik te qendrueshem, 29/9/2017 Permet
+ Data 2017-01-17
ExpoForumi "Bursa Shqiptare e Energjise", 31 janar 2017
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor, Sarajeve 2017? Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne ide@konfindustria.al  
Login






© 2007 - 2017 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara