English   |   Kontakt
 
 
 
Gjendje e veshtire e infrastruktures ne zonat turistike te Shqiperise

Konfindustria shpreh shqetesimin per gjendjen e veshtire te infrastruktures rrugore te vendit ne disa prej akseve kryesore dhe kerkon marrjen e masave te shpejta permiresuese nga institucionet shteterore pergjegjese. Gjendja eshte edhe me shqetesuese sidomos ne kushtet kur jemi ne prag te fillimit te sezonit te ri turistik 2017. Konfindustria vlereson si krejt te papranueshme shtyrjen e zgjatur te punimeve ne projekte te tilla si "by passet" e Fierit dhe Vlores, qe veshtiresojne shume levizjen e mjeteve dhe njerezve ne nje nga zonat me te rendesishme turistike dhe ekonomike te vendit. Gjendja ne akset e mesiperme behet edhe me e veshtire kur mbeshtetur ne te dhenat te sigurta kompania koncesionare italiane eshte ne procesin e shitjes te aksioneve. Gjithashtu, edhe aksi rrugor Levan- Tepelene ne afersi te Memaliajt ne pjese te vecanta te tij eshte ne gjendje krejt te papranueshme teknike dhe kerkon nderhyrje te domosdoshme. Problematik paraqitet edhe aksi rrugor i paperfunduar i rruges Tirane -Elbasan.Konfindustria vlereson, se gjendja e rende e zbatimit te projekteve te inftastruktures rrugore buron nga perzgjedhja e kompanive dhe problematikat ligjore te kontratave te lidhura, me shenja te qarta te korrupsionit dhe paaftesise nga institucionet shteterore shqiptare. Gjithashtu, shqetesues eshte edhe renia e ndjeshme ne vitet e fundit e shpenzimeve buxhetore ne infrastrukturen rrugore. Pasojat e politikave te tilla jane te renda ne afatgjate per ekonomine vendore, biznesin, qytetaret dhe buxhetin e shtetit. Goditjet jane te fuqishme per terheqjen e investimeve te huaja ne pergjithesi dhe industrine e turizmit ne vecanti. Industria turistike ne kushtet e tashme paraqitet si nder burimet kryesore te te te ardhurave per ekonomine shqiptare. Ulja e TVSH/tatimit vleres se shtuar nga 20% ne 6% per turizmin eshte e mirepritur ndonese mjaft e vonuar ne kohe, por eshte e pamjaftueshme perballe pasojave negative te renda ne infrastrukture, uje te pishem, perpunimit te mbetjeve dhe ujrave te zeza, mjedisit, etj me te cilen perballet sektori i turizmit ne Shqiperi.

 


 

Nisma

+ Data 2017-05-02
Rishikimi i tarifave te cmimit te energjise elektrike per industrite te cilat kane ndertuar me investimet e veta linjat e furnizimit fundor te tyre.
[Me shume]
+ Data 2017-01-26
Nisma per krijimin e Burses Kombetare te Energjise Shqiperi Kosove
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2017-05-02
Konfindustria fton te gjitha bizneset qe kane problematika me garat publike ti paraqesin shqetesimet e tyre te arsyetuara prane saj.
+ Data 2017-04-27
ExpoForumi "Mbrojtja e vlerave Mjedisore&Kulturore te Rajonit te Basenit te Lumit Vjosa si mundesi per zhvillimin ekonomik te qendrueshem, 29/9/2017 Permet
+ Data 2017-01-17
ExpoForumi "Bursa Shqiptare e Energjise", 31 janar 2017
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor, Sarajeve 2017? Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne ide@konfindustria.al  
Login






© 2007 - 2017 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara