English   |   Kontakt
 
 
 
Paketa Fiskale 2008
Konfindustria, ne shprehje te interesave te biznesit prodhues&sherbimeve te Shqiperise, ka pergatitur propozimet e saj, te paraqitura ne forme pakete, ne lidhje permiresimet ligjore ne vitin e ri fiskal 2007-8.
Konfindustria, ne pergatitjen e propozimeve te saj, ka patur parasysh pervojen me te mire vendore dhe europiane. Kerkesat e paraqitura ne thelbin e tyre, jane nje gershetim i politikave fiskale, ekonomike dhe administrative. Shtyllat baze, te perpunimit te paketes fiskale te Konfindustrise, kane qene :
- Ulja e domosdoshme e kostove te prodhimeve vendore per te rritur shkallen e konkurueshmerise se tyre ne kushtet e nenshkrimit te MSA dhe integrimit te vendit ne BE. Te dhenat e para per pasojat e MSA jane shqetesuese. P.sh importet e birres jane rritur perkatesisht mbi 50% dhe mbi 60% ne dhjetor 2006 dhe janar 2007, menjehere pas berjes 0 te tarifave doganore. Ne kete kuptim permendim kerkesat per:- berjen e njekohshme 0 te tarifave te importit per “lendet e para nga vendet e BE”, ne kushtet kur prodhimi i gatshem nga BE behet 0,- kerkesen per diferencimin e akcizes se “birres” sipas modelit europian.
- Rritja e furnizimit te industrise ushqimore me lende te para bujqesor blegtorale te vendit dhe zvogelimi i importeve nepermjet permiresimit te politikave fiskale, qe sot jane vetvrasese per fermeret. Nuk mund te pranohet te eleminohet skema e TVSH se autofaturuar per 4 produkte bujqesore dhe blegtorale, sikurse ndodhi se fundmi, nderkohe qe kerkesa ishte per shtrirjen e skemes se mesiperme te permiresuar ne te gjitha prodhimet bujqesore dhe blegtorale.
- Uljen e evazionit fiskal dhe krijimin e kushteve per formalizimin e ekonomise. Permendim kerkesen jetike dhe te domosdoshme per: - formalizimin e tregtise me pakice/i ashtuquajturi biznes i vogel, nepermjet vendosjes se “kasave regjistruese” dhe “TVSH”, thelbi i prodhimit te evazionit fiskal te te gjithe ekonomise vendore.
Marrja e nje mase te tille madhore pervec se formalizon drejtperdrejt ekonomine me nje shtim te ndjeshem te ardhurash per buxhetin e shtetit, por njekohesisht ben krejtesisht te panevojshem vete aktet e fundit ligjore, aq shume te debatuara si “Ligji i Penaliteteve”, “Pagat e References”, etj.
- Orientimin e ekonomise shqiptare drejt sherbimeve si kerkese e te ardhmes bazuar ne shfrytezimin e pasurise me te madhe dhe te perhershme te vendit, qe eshte pozicioni gjeografik dhe turizmin. Permendim kerkesen:- per “heqjen e TVSH nga paketat turistike”, qe shiten jashte vendit dhe te pakten barazimin e kostove portuale te Shqperise me vendet konkuruese te rajonit, domosdoshmeri per rritjen e industrise se sherbimeve dhe turizmit. Mjafton te permendim, se ne kundershtim te plote me standartet e BE dhe vete legjislacionin tone mbajtja e TVSH ne paketat turistike shqiptare ben, qe turizmi yne te jete 20% me pak konkurues, sesa mund te ishte ne te vertete!

 

Nisma

+ Data 2017-05-02
Rishikimi i tarifave te cmimit te energjise elektrike per industrite te cilat kane ndertuar me investimet e veta linjat e furnizimit fundor te tyre.
[Me shume]
+ Data 2017-01-26
Nisma per krijimin e Burses Kombetare te Energjise Shqiperi Kosove
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2017-05-02
Konfindustria fton te gjitha bizneset qe kane problematika me garat publike ti paraqesin shqetesimet e tyre te arsyetuara prane saj.
+ Data 2017-04-27
ExpoForumi "Mbrojtja e vlerave Mjedisore&Kulturore te Rajonit te Basenit te Lumit Vjosa si mundesi per zhvillimin ekonomik te qendrueshem, 29/9/2017 Permet
+ Data 2017-01-17
ExpoForumi "Bursa Shqiptare e Energjise", 31 janar 2017
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor, Sarajeve 2017? Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne ide@konfindustria.al  
Login






© 2007 - 2017 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara