English   |   Kontakt
 
 
 
Pakete Fiskale 2007
Konfindustria njofton se ne mbremjen e  dates 9/7/2007 Kuvendi  Shqiperise miratoi nen per nen Paketen Fiskale 2007, nderkohe qe ishte miratuar ne parim disa dite me pare. Ne Paketen Fiskale u morren parasysh pothuajse te gjitha kerkesat kryesore te Konfindustrise, duke shenuar keshtu nje sukses te plote. Eshte per tu shenuar qe kerkesat e Konfindustrise pas sqarimeve dhe kontakteve te drejtperdrejta, u miratuan me konsensus nga te gjitha partite politike kryesore parlamentare.
Shenohet para se gjithash precedenti shume pozitiv i ndihmes konkrete per industrine prodhuese shqiptare nepermjet favorizimit te saj kundrejt prodhimeve te importit nepermjet politikes se akcizave, sipas propozimeve te Konfindustrise. Kemi te bejme me rastin e pare te ketij lloji ne politiken ekonomike shqiptare, qe i hap rrugen dhe perseritjes edhe per sektore te tjere te industrise shqiptare. Nga Paketa Fiskale 2007 shenojme si perfitues kryesore te kerkesave te Konfindustrise:
- Industrine e prodhimit te veres dhe pijeve alkoolike. Jo vetem u be e mundur qe Konfindustria te shmangte rritjen e bere fakt nga Qeveria Shqiptare te akcizave qe shkonin ne intervalin 40%-150%, por njekohesisht nje barre e tille e diferencimit te akcizes, ju kalua importuesve, qe kalojne sasine e prodhimit te percaktuar nga Konfindustria bazuar ne interesat e industrive shqiptare.
- Industria e prodhimit te birres. Praktikisht u arrit qe importit ti rritet me 30% masa e akcizes kundrejt prodhimit vendas. Mjaft kerkesa te tjera te Konfindustrise, qe kane te bejne me politiken ekonomike te pergjithshme te vendit u morren parasysh plotesisht ose pjeserisht ne Paketen Fiskale 2007. Konfindustria me plotesimin ne mase te madhe te kerkesave te saj nga Qeveria e Kuvendi i Shqiperise ne Paketen Fiskale 2007, arriti sukses te madh ne konsolidimin si institucioni perfaqesues i industrise vendore dhe partner serioz i qeverisjes ekzekutive dhe parlamentare te te gjitha partive ne pergatitjen e politikave ekonomike.  
 
 

Nisma

+ Data 2017-05-02
Rishikimi i tarifave te cmimit te energjise elektrike per industrite te cilat kane ndertuar me investimet e veta linjat e furnizimit fundor te tyre.
[Me shume]
+ Data 2017-01-26
Nisma per krijimin e Burses Kombetare te Energjise Shqiperi Kosove
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2017-05-02
Konfindustria fton te gjitha bizneset qe kane problematika me garat publike ti paraqesin shqetesimet e tyre te arsyetuara prane saj.
+ Data 2017-04-27
ExpoForumi "Mbrojtja e vlerave Mjedisore&Kulturore te Rajonit te Basenit te Lumit Vjosa si mundesi per zhvillimin ekonomik te qendrueshem, 29/9/2017 Permet
+ Data 2017-01-17
ExpoForumi "Bursa Shqiptare e Energjise", 31 janar 2017
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor, Sarajeve 2017? Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne ide@konfindustria.al  
Login






© 2007 - 2017 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara