English   |   Kontakt
 
 
 
Tregu rajonal, veshtire i suksesshem pa strategji te mirefillta

Konfindustria vlereson, se nisma e fundit e Bashkimit Europian per krijimin e Tregut te Perbashket te Ballkanit Perendimor, qe do te shqyrtohet ne takimin e nivelit te larte ne muajin korrik 2017 ne Trieste-Itali, eshte e veshtire te jete e suksesshme pa ndertimin e strategjive te mirestudjuara mbeshtetur ne kushtet e sotme ekonomike, politike dhe institucionale te ngjashme dhe te ndryshme te secilit vend te Rajonit.Nisma te ngjashme pararendese ne planin historik kane qene te pasukseshme. P.sh CEFTA/Marreveshja e Tregtise se Lire ndermjet vendeve te Ballkanit Perendimor mund te konsiderohet pothuajse e deshtuar. CEFTA eshte nje marreveshje e ideuar dhe mbeshtetur gjithashtu nga BE dhe ka hyre ne fuqi prej me shume se 10 vitesh. Krijimi i Tregut Rajonal nuk duhet konceptuar si mundesi per lufte tregtare dhe ekonomike ndermjet industrive vendore te Ballkanit Perendimor me te ngjashmet e prodhimeve dhe sherbimeve te tyre nga vendet e BE, ne kushte me te pershtatshme per keto te fundit.Praktikisht i pamundur krijimi i tregut te perbashket rajonal pa marrjen e nje sinjali te qarte kohor, qofte edhe te perafert, per antarsimin e vendeve perkatese ne BE, shoqeruar me nje program ndihme te rendesishem investimesh ne infrastrukture, ekonomi dhe krijim institucionesh publike profesionale, qe do te kene parasysh ndryshimet dhe pabarazite e sotme te ndjeshme ndermjet vendeve te Rajonit. Konkurenca ne prodhime&sherbime duhet te jete e barabarte ndermjet edhe brenda vendeve antare te Tregut Rajonal, qe sot kane shkalle te ndryshme zhvillimi ekonomik, infrastrukturore dhe institucionale.Ne rast te kundert rrezikohet seriozisht deshtimi i nismes te mirepritur te krijimit te Tregut Rajonal te Ballkanit Perendimor.


 

Nisma

+ Data 2017-05-02
Rishikimi i tarifave te cmimit te energjise elektrike per industrite te cilat kane ndertuar me investimet e veta linjat e furnizimit fundor te tyre.
[Me shume]
+ Data 2017-01-26
Nisma per krijimin e Burses Kombetare te Energjise Shqiperi Kosove
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2017-05-02
Konfindustria fton te gjitha bizneset qe kane problematika me garat publike ti paraqesin shqetesimet e tyre te arsyetuara prane saj.
+ Data 2017-04-27
ExpoForumi "Mbrojtja e vlerave Mjedisore&Kulturore te Rajonit te Basenit te Lumit Vjosa si mundesi per zhvillimin ekonomik te qendrueshem, 29/9/2017 Permet
+ Data 2017-01-17
ExpoForumi "Bursa Shqiptare e Energjise", 31 janar 2017
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor, Sarajeve 2017? Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne ide@konfindustria.al  
Login






© 2007 - 2017 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara