English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per gjendjen e veshtire te infrastruktures rrugore
Konfindustria shpreh shqetësimin për gjëndjen e vështirë të një pjese të madhe të sistemit rrugor kombëtar me shenja të dukshme të paaftësisë dhe korrupsionit në përdorimin e burimeve buxhetore të mirëmbajtjes. Problematika të shumta paraqet edhe projekti i mirëmbajtjes së rrugëve i financuar më kredi të Bankës Botërore, që arrin në shumën prej 80 milion euro dhe që tashmë është shpenzuar në të paktën ¼ e tij. Dhjetra milionë euro të tjera cdo vit janë investime të buxhetit të shtetit për mirëmbajtjen e sistemit rrugor. Efektiviteti i ulët i financimeve si dhe korrupsioni i qartë në zbatimin e  projekteve të mirëmbajtjes së infrastrukturës rrugore bëhet edhe më i dukshëm dhe i papranueshëm me fillimin e sezonit turistik të vitit 2019. Shembull i qartë i shpërdorimit të plotë të financimeve mirëmbajtjes është rruga kombëtare Përmet – Carshovë deri në kufirin shtetëror me Greqinë në më pak se 30 km gjatësi. Mungesa e plotë e investimeve të mirëmbajtjes, shpërdorimet dhe korrupsioni i agjencive tenderuese dhe kontrolluese shtetërore ka sjellë, që rruga kombëtare sipërpërmendur të jetë jashtë cdo standarti të lejueshëm, duke paraqitur rrezik të madh për aksidente. Sa më sipër, pothuajse ka ndërprerë qarkullimin e bizneseve dhe qytetarëve në një pjesë të madhe të gjithë Shqipërisë Juglindore si dhe në lidhjet me shtetin fqinj. Industria e turizmit, si një nga kryesorët e zonave në fjalë për mbijetesën e banorëve, por edhe sektorë të tjerër të ekonomisë janë vënë në kushte tepër të vështira dhe rrezikojnë mbyllje aktiviteti me pasojë shtim dramatik të largimit të banorëve. Gjithashtu, gjëndja e papranueshme e rrugës kombëtare Përmet–Carshovë si kufi hyrës më BE godet rëndë dhe imazhin e Shqipërisë në tërësi para vizitorëve dhe bizneseve të huaja. Gjëndje e vështirë paraqitet edhe në rrugën Kavajë-Rrogozhinë, një nga më të të rëndësishmet e vendit, ku cilësia e dobët e punimeve të ndërtimit jashtë standarteve të lejueshme si dhe mungesa e punimeve mirëmbajtëse po con me shpejtësi në rrezikun e shkatërrimit të plotë. Konfindustria kërkon marrjen e masave të mënjëhershme në rishikimin e strategjisë së mirëmbajtjes së rrugëve, efektivitetit dhe kontrollit të përdorimit të fondeve buxhetore, kredive të institucioneve financiare ndërkombëtare si dhe marrjen e masave ndëshkuese për shfaqjet e qarta të paaftësisë, subjektivizmit dhe korrupsionit të agjencive shtetërore përkatëse si dhe ndëshkimit të kompanive zbatuese, që nuk përmbushin detyrimet ligjore.  
 

Nisma

+ Data 2019-05-17
Krijimi i komisionit hetimor ne Kuvendin e Shqiperise per humbjet ne gjykatat nderkombetare
[Me shume]
+ Data 2019-01-05
Krijimi i Burses Shqiptare te Energjise
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2019-11-16
Në 15/11/2019, në Divjaka Resort, Divjakë u zhvillua edicioni 1 i Expo Forumit “Albania Agri Financing and Food Safety 2019” organizuar nga Konfindustria në bashkpunim dhe me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural/MBZHR, B
+ Data 2019-05-02
Konfindustria ne grupin e punes ne projektin e Pergatitjes Politikave Industriale‎ te Rajonit te Ballkanit Perendimor 2018-2019, GIS Gjermani dhe Keshilli Bashkpunimit Rajonal- Sarajeve
+ Data 2019-04-11
Konfindustria pjesemarrese ne sesionin plenar te hapjes se Konferences Esri Italia 2019, Rome, Itali
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne ide@konfindustria.al  
Login










© 2007 - 2019 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara