English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per kontrollin e cilesise se karburanteve
Konfindustria vlerëson, se deklarimet e përfaqësuesve të lartë të agjencive ekzekutive përgjegjëse për shtyrjen e kontrollit të cilësisë së karburante në qarkullim në treg për muajin shtator, janë të papranueshme, jo profesionale dhe dëmtojnë drejtpërdrejt edhe nismën për luftën kundër informalitetit në ekonomi të ndërmarrë së fundmi nga qeveria shqiptare. Cdo shtyrje në kohë e një detyre ligjore në tregun më strategjik të vendit, që duhet të jetë e përditshme për agjensitë ekzekutive, në rastin më të mirë rrezikon të jetë tërësisht e dështuar, sikurse ka ndodhur edhe në “aksionet” e ngjashme qeveritare të para 2,3 vjetësh. Në rastin më normal mund të përfundojë në goditje të konkurencës në treg ose deri në korrupsion dhe subjektivizëm, pa asnje përfitim për qytetarët, bizneset, buxhetin e shtetit dhe ekonominë kombëtare.   Konfindustria në mënyrë të përsëritur ka theksuar, se abuzimet me cilësinë e karburanteve përbëjnë dhe dëmin kryesor financiar, që i shkaktohet buxhetit të shtetit, bizneseve dhe qytetarëve shqiptarë. Cilësia jashtë standartit përbën një kosto shtesë mjaft të rëndë, që i shtohet cmimit të karburanteve në të cilën Shqipëria rradhitet në 25 vendet më të shtrenjta në klasifikimin botëror. Në këtë këndvështrim Shqipëria mund të ketë më siguri cmimin më të lartë në botë për karburantet. Sipas vlerësimeve dëmi financiar, që i shkaktohet buxhetit të shtetit nga abuzimet me cilësinë e karburanteve, është mbi 150 milion euro/vit. Janë pikërisht përzierjet dhe manipulimet me cilësinë e karburanteve, që përbëjnë një nga mënyrat kryesore të shmangieve fiskale dhe kontrabandës në tregun më të madh të vëndit më mbi 1.3 miliard euro qarkullim vjetor. Gjendja rëndohet edhe më shumë në dëm të ekonomisë kombëtare, nëse do të vlerësohen pasojat e cilesësisë jashtë standarteve të karburanteve në mjedis, shëndetësi dhe shkatërrim të automjeteve, makinerive të bizneseve dhe qytetarëve. Konfindustria vlerëson, se cilësia e karburanteve bëhet shumë më problematike kur në treg hidhen sasi të prodhimit të rafinerive vendore, që kanë pamundësi objektive teknologjike të arrijnë standartet e lejueshme të tregtimit.  
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara