English   |   Kontakt
 
 
 
"Per penalizimin e kompanise "Bankers Petrolium" nga Ministria e Financave dhe Ekonomise".

Konfindustria vlerëson, se Ministria e Financave dhe Ekonomisë duhet të shpjegojë publikisht sa më shpejt arsyet e faljes ose pezullimit së gjobës prej mbi 120 milion $ për kompaninë “Bankers Petrolium”, nëse lajmet mediatike lidhur me rastin në fjalë janë të vërteta. Në një rast të tillë, falja ose pezullimi i detyrimeve financiare në vlera kaq të larta dhe pa asnjë shpjegim publik, jo vetem dëmton rëndë buxhetin e shtetit dhe konkurencën në treg, por rrënon krejtësisht edhe vetë fushatën kundër informalitetit të ndërmarrë së fundmi nga qeveria shqiptare. Për më shumë, sepse do të kishim të bënim me një rast të përsëritur, të faljeve financiare në vlera prej dhjetra-qindra milion euro, që qeveria shqiptare bën ndaj kompanive të karburanteve shkelëse të ligjit.

Konfindustria vlerëson, se qeveria shqiptare jo duke falur, por duke e zbardhur deri në fund dhe duke penalizuar përgjegjësit, ka rastin më të mirë për të luftuar rrënjësisht fshehjen fiskale dhe dëmin tërësor me pasoja prej qindra milion euro në dëm të buxhetit të shtetit, biznesit dhe qytetarëve në tregun e karburanteve, më i madhi në vend me mbi 1.3 milion euro/vit qarkullim. Është fakt i njohur prej vitesh, që abuzimi i madh me importin e holluesve të naftës dhe me hedhjen në treg të naftës jashtë standartit të vendit, përbëjnë edhe mënyrat kryesore të fshehjeve me dëm financiar qindra milion euro. Janë pikërisht mënyrat e mësipërme, që shpjegojnë, se përse pothuaj gjysma e operatorëve të pikave të karburanteve në Shqipëri, kanë shkelur ligjin, duke kaluar prej vitesh në shitje “me dorë”, sipas të dhënave fundit të vetë ekzekutivit. Duke shtuar edhe abuzimet e rënda me “cilësinë” dhe “volumet në shitje” të karburanteve në qarkullim, dëmet financiare nga tregu i karburanteve janë në vlera prej qindra milion euro/vit për buxhetin e shtetit, bizneset, qytetarët dhe ekonominë kombëtare. Është e qartë, që abuzime financiare në vlera kaq të mëdha, mund të kryhen vetëm në bashkpunim nga një numër i madh operatorësh në treg si dhe lejim të heshtur ose aktiv të agjencive publike përgjegjëse.

Konfindustria vlerëson, se është detyrë dhe përgjegjësi ligjore e agjencive qeveritare në një shtet të vetëquajtuar demokratik, të paraprijë me vënien në dijeni në mënyrë të menjëhershme të publikut, në rastet e marrjes së vendimeve të tilla në vlera kaq të mëdha për buxhetin e shtetit dhe ndikimit shumëpërmasor në ekonomin. Heshtja e plotë e agjencive ekzekutive, por edhe vendimarrjes politike të gjithë ngjyrave, ndaj lajmeve për faljen ose pezullimin e gjobave ndaj kompanive private të vlerave financiare prej qindra milion euro tregon, se mund të kemi të bëjmë me veprime, që janë shprehje e paaftësisë dhe deri në korrupsion dhe subjektivizëm të tipit “state capture”, duke prekur ashpër dhe në afatgjatë interesin publik, ekonominë, seriozitetin e qeverisë dhe politikes shqiptare për luftën kundër informalitetit, deri në aftësinë dhe dëshirën për të ndërtuar shtet demokratik.


 

Nisma

+ Data 2019-05-17
Krijimi i komisionit hetimor ne Kuvendin e Shqiperise per humbjet ne gjykatat nderkombetare
[Me shume]
+ Data 2019-01-05
Krijimi i Burses Shqiptare te Energjise
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2019-11-16
Në 15/11/2019, në Divjaka Resort, Divjakë u zhvillua edicioni 1 i Expo Forumit “Albania Agri Financing and Food Safety 2019” organizuar nga Konfindustria në bashkpunim dhe me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural/MBZHR, B
+ Data 2019-05-02
Konfindustria ne grupin e punes ne projektin e Pergatitjes Politikave Industriale‎ te Rajonit te Ballkanit Perendimor 2018-2019, GIS Gjermani dhe Keshilli Bashkpunimit Rajonal- Sarajeve
+ Data 2019-04-11
Konfindustria pjesemarrese ne sesionin plenar te hapjes se Konferences Esri Italia 2019, Rome, Itali
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne ide@konfindustria.al  
Login










© 2007 - 2019 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara