English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per mosarketimin e te ardhurave ne buxhetin e shtetit
Konfindustria shpreh shqetësimin për mosarkëtimin në buxhetin e shtetit të mbi 115 milionë euro të të ardhurave të parashikuara në periudhën janar-nëntor 2019. Shuma e mësipërme përbën një deficit në nivelet më të larta historike. Gjendja bëhet edhe më shqetësuese duke patur parasysh se afër 53 milion euro ishte mosrealizimi i të ardhurave vetëm për muajin nëntor 2019. Kahu negativ i mësipërm mund ta cojë deficitin vjetor të të ardhurave deri në nivelin e 150 milion euro. Konfindustria vlerëson, se rënia e fortë e të ardhurave buxhetore të parashikuara është e lidhur së pari, me uljen e fortë në afërsisht gjysmën e ritmit të rritjes ekonomike PBB/Prodhimit të Brendshëm Bruto në vitin 2019 nga parashikimi qeveritar. Shkaqet e gjëndjes së mësipërme janë problemet thelbësore strukturore të ekonomisë, politika fiskale, financiare dhe buxhetore joefektive. Rënia e fortë e importeve/eksporteve, shkalla e lartë e emigrimit të popullatës, lëvizjet e tregjeve ndërkombëtare ndikojnë drejtpërdrejt në mosrealizimin e të ardhurave të parashikuara. Konfindustria vlerëson, se ndikim në rënien e të ardhurave buxhetore ka dhe menaxhimi në vazhdimësi i dobët nga agjensitë përkatëse fiskale me shenja të dukshme subjektivizmi, paaftësie dhe korrupsioni. Shembull i qartë për sa më sipër është edhe numri i lartë i përsëritjes së skemave kriminale me faturat e TVSH/Tatimit të Vlerës së Shtuar në shuma prej dhjetra milion euro të zbuluara. Një rol të dukshëm negativ, sidomos në rastin e skemave të mashtrimit me faturat e TVSH ka dhe sistemi i drejtësisë. Me përjashtim të shfaqjeve fillestare mediatike nuk ka të dhëna publike për dënimet e autorëve shtetërorë dhe privatë të lejimit dhe zbatimit në bashpunim të dhjetra rasteve të përsëritura të skemave mashtruese me psoja të rënda për buxhetin e shtetit dhe konkurencën në treg.    
 

Nisma

+ Data 2019-05-17
Krijimi i komisionit hetimor ne Kuvendin e Shqiperise per humbjet ne gjykatat nderkombetare
[Me shume]
+ Data 2019-01-05
Krijimi i Burses Shqiptare te Energjise
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2019-11-16
Në 15/11/2019, në Divjaka Resort, Divjakë u zhvillua edicioni 1 i Expo Forumit “Albania Agri Financing and Food Safety 2019” organizuar nga Konfindustria në bashkpunim dhe me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural/MBZHR, B
+ Data 2019-05-02
Konfindustria ne grupin e punes ne projektin e Pergatitjes Politikave Industriale‎ te Rajonit te Ballkanit Perendimor 2018-2019, GIS Gjermani dhe Keshilli Bashkpunimit Rajonal- Sarajeve
+ Data 2019-04-11
Konfindustria pjesemarrese ne sesionin plenar te hapjes se Konferences Esri Italia 2019, Rome, Itali
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne ide@konfindustria.al  
Login






© 2007 - 2020 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara