English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per kalimin ne normalitet perpara 1 Qershorit

Konfindustria i kërkon ekzekutivit dhe grupit të menaxhimit të krizës kundër Covid 19 rikthimin e menjëhershëm në normalitet të jetës ekonomike për të gjithë kategoritë e biznesit në hapsirat gjeografike në shkallë vendi pa përjashtim dhe pa pritur afatin subjektiv kohor të paracaktuar të 1 qershorit. Gjithashtu, është shumë e rëndësishme dhënia e menjëhershme e lirisë së plotë të lëvizjes së qytëtarëve në të gjitha qarqet e vendit.

Konfindustria shpreh shqetësimin për vonesat e tejskashme dhe të paarsyetuara të rikthimit në normalitet te jetës ekonomike në vend. Shqipëria, pavarësisht se praktikisht nuk kishte asnjë pasojë nga pandemia globale Covid 19, është është vendi i fundit, në lehtësimin e masave shtrënguese. Të gjitha vendet historike të BE, që u prekën më dhjetra herë më rëndë sesa Shqipëria nga kriza shëndetësore e Covid 19, zbatuan masa shumë herë më të lehta të izolimit dhe njëkohësisht janë shumë më përpara në rikthimin në normalitet. E njejta gjëndje është edhe për vendet e Rajonit, që praktikisht janë rikthyer në normalitet të plotë. Përfundimi është një faturë financiare shumë më e rëndë krahësimisht vendeve të tjera për qytetarët dhe goditje e fortë ndaj fuqisë së konkurencës të ekonomisë shqiptare.

Konfindustria vlerëson, se masat shumë jopërpjestimore ndaj rrezikut shëndetësor real dhe sidomos vonesat e rikthimit në normalitet të lëvizjes së qytetarëve dhe aktivitetit të bizneseve, i kanë shkaktuar një dëm kolosal të papërligjur ekonomisë kombëtare. Vetëm në muajt mars dhe prill 2020 vlerësimët e Konfindustrisë, të pranuar edhe nga përfaqësues të ekzekutivit, kanë përllogaritur një dëm ekonomik prej më shumë se 1,2 miliardë $ për ekonominë formale dhe mbi 2 miliardë $ për ekonominë reale të Shqipërisë.  Nga vlera e mësipërme të paktën 350 milionë $ përllogariten të jenë dëme të shkaktuara drejtpërdrejtë nga keqmenaxhimi i krizës. Fatura e mësipërme po vazhdon të rritet me cdo minutë, cdo orë dhe cdo ditë vonesë drejt rikthimit në normalitet.

Konfindustria vlerëson, se vonesat e papërligjura, joprofesionale dhe të paarsyetuara për rikthimin e jetës normale në vend, përvec rëndimit shkatërrimtar të faturës financiare për qytetarët, biznesin dhe ekonominë kombëtare në afatgjatë, rrezikojnë të vënë në pikpyetje dhe të zbehin krejtësisht vetë qëllimin dhe të gjitha masat e ndërmarra deri më tash nga ekzekutivi kundër Covid 19.

 
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara