English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per ndeshkimin e Shqiperise nga Gjykata Nderkombetare ne rastin Becchetti

Konfindustria kërkon ndëmarrjen e veprimeve të jashtëzakonshme nga institucionet përkatëse të sistemit të drejtësisë dhe të agjencive qeveritare për përcaktimin e shkaktarëve vendorë të ndëshkimit të Shqipërisë nga Gjykata Ndërkombëtare në rastin Becchetti. Janë më shumë se 110 milion $ vlera e ndëshkimit financiar të shtetit shqiptar nga gjykatat ndërkombëtare në rastin në fjalë.

Konfindustria vlerëson, se fatura financiare e mësipërme, që shteti shqiptar do të duhet të paguajë, është me e lartë se vlera e gjithë paketave të ashtuquajtura të ndihmës të marra së bashku, të ofruara nga qeveria ndaj bizneseve dhe qytetarëve shqiptarë në rastin e pasojave të krizës së Covid 19. Gjëndja bëhet edhe më e shqetësuese kur vlerëson, se gjëndja e financave publike dhe ekonomia vendore, janë në gjëndjen më të vështirë të paktën të njëzetëvjecarit të fundit dhe me kah të vazhdueshëm rënës në vazhdimësi. Ekonomia parashikohet të ketë rënie prej 6-9% të PPB dhe borxhi publik i plotë real ka tejkaluar nivelin e 100% të PPB. Gjithashtu, ndëshkimet nga gjykatat ndërkombëtare lidhur me sigurinë ligjore të bizneseve, godasin drejtëpërdrejtë dhe në afatgjatë seriozitetin e shtetit shqiptar përballë tregjeve financiare dhe uljen e mëtejshme të konkurencës së vendit për tërheqjen e investimeve të huaja.  

Konfindustria vlerëson, se është e domosdoshme dhe shtetformuese për sot dhe të ardhmen të përcaktohen në mënyrë të plotë të gjithë qeveritarët dhe agjencitë publike, që me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë sjellë ndëshkimin e ashpër ligjor dhe financiar ndërkombëtar të rastit në fjalë.

 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara