English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per taksat e rindertimit te bizneseve te prekura nga termeti

Konfindustria, mbështetur në të dhënat e ardhura nga bizneset e dëmtuara, shpreh  shqetësimin për mënyrën e menaxhimit të pasojave të tërmetit të nëntorit 2019 nga ana e qeverisë dhe pushtetit vendor. Gjëndja paraqitet vecanërisht e vështirë në bashkitë e prekura më rëndë si Durrësi, Tirana, etj. Mënyra e menaxhimit të pasojave të deritashme të pasojave të tërmetit të nëntorit 2019, në shumë raste shënohet me paaftësi të theksuar, mungesa në aktet ligjore përkatëse, që krijojnë kushte për subjektivizëm dhe korrupsion.

Konkretisht, në mënyrë krejtësisht të pashpjegueshme, industrive të dëmtuara u kërkohet të ripaguajnë taksa për të dhënë leje për rindërtim të ndërtesave të shkatërruara nga tërmeti. Sa më sipër kërkohet edhe, nëse i gjithë procesi i rindërtimit do të kryhet pa asnjë ndryshim me kushtet ndërtimore të objekteve, sikurse ishin para tërmetit të 26 nëntorit 2019. Pagesa e përsëritur e taksave për rindërtim arrin në shuma mjaft të larta, që në kushtet e gjëndjes së rëndë financiare të bizneseve të goditura nga tërmeti dhe pasojat e Covid 19, praktikisht bllokon cdo përpjekje të bizneseve për rindërtim të objekteve të shkatërruara. Justifikimi nga ana e njësive të pushtetit vendor për rastin në fjalë është, se në aktet ligjore të nxjerra nga qeveria pastërmetit të nëntorit 2019, edhe pse kanë kaluar pothuaj 10 muaj, nuk është parashikuar/“harruar”heqja e detyrimit të pagesës së taksës për rindërtim të objekteve të bizneseve. Gjithcka më sipër bëhet edhe më e pakuptueshme, kur gjithë kosto e rindërtimit merret përsipër nga vetë bizneset dhe pa asnjë ndihmë financiare nga shteti. Pasojat e paaftësisë, subjektivizmit dhe korrupsionit të ekzekutivit në rritjen e paarsyeshme të kostove të rindërtimit  të bizneseve të goditura nga fatkeqësitë natyrore, rëndojnë edhe më shumë gjendjen e vështirë ekonomike të tashme dhe rrisin ndjeshëm mundësitë për falimentim të bizneseve. Përgjegjës kryesorë në rastin në fjalë janë Ministria e Rindërtimit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Konfindustria i kërkon qeverisë shqiptare të përmirësojë në mënyrë sa më të shpejtë legjislacionin në fuqi për lehtësimin e pasojave të tërmetit të nëntorit 2019 dhe nxjerrjen e përgjegjsive institucionale dhe individuale të shkaktarëve të krijimit të gjëndjeve të tilla të papranueshme si dhe marrjen e masave ndëshkuese përkatëse. Gjithashtu, kërkohet vëzhgim nga afër ndaj njësive të pushtetit vendor për zbatimin e ligjit pa subjektivizëm dhe korrupsion.

 
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara