English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per gjendjen e qarkullimit rrugor ne Tirane
Konfindustria shpreh shqetësimin për gjëndjen e vështirë të qarkullimit rrugor në Tiranë dhe mënyrën jo profesionale të menaxhimit nga agjencitë përgjegjëse të pushtetit vendor. Ndalimi dhe/ose kufizimi i lëvizjes së mjeteve në akset kryesore si në Rrugën e Durrësit, Qëndër, Zogu 1 dhe shumë akse të tjera të rëndësishme, shoqëruar me problematika të theksuara të planifikimit dhe kontrollit kohor të zbatimit të investimeve publike dhe private, ka prekur ndjeshëm bizneset dhe mirëqënien e qytetarëve të Tiranës.    Gjëndja paraqitet vecanërisht e vështirë me mbarimin e sezonit veror, duke sjellë kosto shtesë krejtësisht të paarsyeshme për bizneset. Kostot shtesë paraqiten në lëvizjen e puntorëve, furnizimet me mallra dhe shërbime, shpenzimet e karburantit, humbjen e klientelës, etj.  Konfindustria kërkon, që përpara cdo vendimi, lidhur me qarkullimin rrugor në kryeqytet, agjencitë përgjegjëse bashkake duhet të vlerësojnë detyrimisht pasojat ekonomike, financiare dhe mjedisore shoqëruese për bizneset dhe qytetarët. Gjithashtu, është e domosdoshme, që masat e parashikuara, duhet të bëhen të ditura publikisht dhe jo të veprohet sipas politikës së “ faktit të kryer”. Konfindustria kërkon nga bashkia e Tiranës dhe qeveria të marrin masa të jashtëzakonshme për përmirësimin e qarkullimit rrugor në kryeqytet dhe njëkohësisht marrjen e masave ndëshkuese për përgjegjësit e gjëndjes së papranueshme të tashme.  
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara