English   |   Kontakt
 
 
 
Pranimi i kerkeses se Konfindustria per perjashtimin nga pagesat per leje ndertimi te bizneseve te prekura nga termeti.

Konfindustria vlerëson pozitivisht plotësimin së fundmi nga qeveria të kërkesës së saj për përjashtimin nga pagesa të lejeve të rindërtimit të bizneseve të shkatërruara nga tërmeti i nëntorit 2019.

Konfindustria në fillim të shtatorit 2020, duke marrë shkak nga shqetësimet e bizneseve, i kërkoi zyrtarisht Kryeministrit Z. Edi Rama dhe ministrave përgjegjës për gjëndjen e papranueshme ligjore në fuqi prej 10 muajsh. Bizneseve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit u kërkohej të paguanin për lejen e rindërtimit të ndërtesave të shkatërruara, sikur të ishin leje fillestare.

Konfindustria në kërkesën e saj drejtuar qeverisë arsyetoi, se gjendja ishte tërësisht në kushtet e absurdit. Jo vetëm nga qeveria nuk ofrohej ndihmë financiare për bizneset e dëmtuara nga fatkeqësia natyrore, por u kërkohej të ripaguanin për dhënien e lejeve edhe kur bizneset i merrnin vetë përsipër shpenzimet e rindërtimit dhe sipas kushteve njejta të lejes së mëparshme.

Mbështetur në të dhënat e ardhura pranë Konfindustrisë tërmeti i 26 nëntorit 2019 shkaktoi dëmtime të pjesshme dhe të plota në mbi 250 biznese kryesisht në qarqet e Durrësit, Tiranës, etj. Disa industri të rëndësishme, që punësonin me qindra puntorë u shkatërruan pothuaj krejtësisht me dhjetra milionë euro dëme të pësuara.

 
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara