English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per rafinerine e ish- Armo

Konfindustria vlerëson, se zhvillimet e fundit dramatike në rafinerinë e ish- Armo, janë pasojë e pritshme e politikave tellësisht të dështuara në sektorët strategjikë të ekonomisë në 30 vite.  

Konfindustria vlerëson, se gjëndja në sektorin e hidrokarbureve është edhe më e vështirë nga prania në numër të madh të kompanive të regjistruara në parajsa fiskale. Kompanitë e tipit “guackë”, që ndërrojnë njera tjetrën, kanë shkaktuar dëme me qindra milionë $ në dëm të shtetit shqiptar, përfshi edhe rastin e rafinerisë ish-ARMO. Një pjesë e madhe e dëmve të shkaktuara vjen nga përdorimi skemave të pastra të grabitjes së buxhetit të shtetit, duke mos paguar detyrimet fiskale. Më pas kalojnë në falimentim dhe/ose zhduken me skenar të parapërgatitur, duke shfryëzuar faktin e të qenit kompani të regjistruar në “parajsa fiskale”pa asnjë barrë siguruese të dukshme.

Konfindustria kërkon, që hapi i parë serioz i vendimarrjes politike për të patur mundësi për zgjidhjen edhe të cështjes së rafinerëisë ish-Armo, është, që SPAK, BKH, SHISH dhe agjencite partnere të kryejnë zbulimin dhe vënia para përgjegjësisë ligjore të zotëruesve të vërtetë të kompanive "guackë", të përfshira në skandalet në fushën e hidrokarbureve. Më pas, nëpërmjet vendimeve të gjykatës, të kalohet në konfiskimin e pasurisë personale të pronarëve të kompanive “guackë”. Njëkohësisht, kërkohet, që Kuvendi i Shqipërisë të miratojë pa vonesë projekt ligjin e vonuar prej mbi 5 vjet, të kërkuar me forcë edhe nga agjencitë e specializuara të BE, për detyrimin e bërjes publike të pronarëve të kompanive “guackë” në vend dhe ndalimin e pjesëmarrjes në sektorët strategjikë të ekonomisë dhe kontratat me shtetin.  

Vetëm nga sektori i hidrokarbureve dëmet e pësuara për ekonominë, buxhetin, biznesin dhe qytetarët, llogariten në mbi 10 miliard dollarë. Në sa më sipër, nuk bëjnë pjesë dëmet e pallogaritshme në uljen e konkurencës së ekonomisë shqiptare, shëndetin, mjedisin, teknologji, etj.pasojë e cmimeve nga më të lartat në botë dhe cilësia e dobët e karburanteve në qarkullim në treg shqiptar. Vlera e dëmëve të shkaktuara nga keqfunksionimi i sektorit të hidrokarbureve vijojnë të shtohen cdo vit më qindra milionë dollarë .

 
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara