English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per problematikat e projektbuxhetit 2021

Konfindustria vlerëson, se projektbuxheti i vitit 2021 në shtyllat kryesore të tij, paraqitet më optimist sesa janë mundësitë e arsyeshme të ekonomisë shqiptare. Parashikimet e paarsyetuara të projektimit të buxhetit, rrisin ndjeshëm mundësinë e dështimit në zbatim, rritjen e paarsyetuar të barrës të borxhit publik, përdorimin me efektivitet të ulët të shpenzimeve buxhetore, duke shtuar njëkohësisht edhe rrezikun e dhënies së një natyre zgjedhore në kushtet e vitit zgjedhor 2021.

Konfindustria vlerëson, se parashikimi i rritjes në 5.5% të PPB ekonomike, është i pasigurtë në kushtet kur:- rënia ekonomike e vitit në vazhdim, sipas vlerësimeve edhe të institucioneve ndërkombëtare, do të jetë më e lartë sesa vlerësimi qeveritar prej 6.1% të PPB, - kriza e pandemisë është në vazhdim me pasojë rënien e investimeve të huaja, remitancave, fuqinë konsumatore të brendshme, etj., - ekonomia shqiptare ka problematika të thella strukturore, - nuk ka ndryshim të politikave ekonomike të mbështetura në PPP, koncesione të paarsyetuara nga shkalla e efektivitetit,- politika fiskale të paqëndrueshme me natyrë të pastër populiste si dhe – paqartësi në masën e donacioneve të premtuara për rindërtimin e pasojave të tërmetit 2019.

Konfindustria vlerëson, se shpenzimet buxhetore në kushtet e një krize të rëndë në vazhdim, gjëndjes së vështirë të tashme të kategorive kryesore të biznesit si industria minerare, nafta, fasonët, shërbimet, turizmi, etj. si dhe të ardhmes së afërt të pasigurtë, duhet të drejtohen në projekte, që kanë rikthim sa më të shpejtë të investimit. Investimet e mëdha strategjike, me pjesëmarrjen financiare të shtetit, përbëjnë rrezik të shtuar për qëndrueshmërinë makroekonomike të vendit edhe kështu në gjëndje mjaft të vështirë nga barra e borxhit publik, që ka prekur nivelin e 100% të PPB.

Konfindustria, mbështetur në sa më sipër kërkon, që miratimi i projektbuxhetit në Kuvendin e Shqipërisë ti nënshtrohet një debati të hapur publik dhe grupet e interesit për arsyetimin dhe përmirësimin e shtyllave kryesore. Debatet me grupet e interesit kanë munguar deri më tash.

 
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara