|
|
Konfindustria per cmimin e karburanteve ne Shqiperi |
|
Konfindustria vlerëson, se vazhdimësia e
cmimeve mjaft të larta absolute dhe krahësimore në nivel rajonal, europian dhe
botëror të karburanteve, përbëjnë një nga shkaqet kryesore të fuqisë së ulët
konkuruese të ekonomisë shqiptare. Konfindustria thekson, se përmirësimi
rrënjësor i funksionimit të tregut të karburanteve, do të jetë ndër kërkesat
kryesore të saj ndaj partive politike në zgjedhjet e afërme të vitit 2021.
Sipas analizës krahësimore të kryer nga
Qëndra e Studimeve të Konfindustrisë, cmimet e karburanteve në Shqipëri për 9 mujorin e vitit 2020 rradhiten
ndër më të lartat në Europë, duke tejkaluar ndjeshëm edhe vende të pasura si
Gjermania, Austria, Zvicra, etj. Gjithashtu, në nivel rajoni cmimet e
karburanteve në tregun shqiptar janë afër 50% më të shtrenjta sesa shtete
fqinje si Maqedonia, Kosova, etj.,. Nëse, krahësimi do të bëhet sipas
vlerësimit të treguesit PPP/Poëer Purchasing Parity, Shqipëria rradhitet ndër
vendet me cmimet më të larta të karburantit në nivel botëror. Shqetësues është fakti,
që ndërkohë që në tregjet europiane të shitjeve me pakicë të karburanteve në 9
mujorin e parë të 2020, rënia e cmimeve botërore të karburanteve u pasqyrua në
nivelet e 45-80% në tregun shqiptar ishte vetëm në 13-18%. Standarte tepër të
ulta të cilësisë së karburanteve në qarkullim në Shqipëri, thellojnë edhe shumë
më tepër problematikat e mësipërme.
Konfindustria vlerëson, se cmimet e larta
të karburanteve dhe cilësia e dobët e tyre, rrezikojnë drejtpërdrejt
falimentimin e bizneseve prodhuese dhe të shërbimeve shqiptare, tërheqjen e
investimeve të huaja dhe të vendit, rritjen e papunësisë, prekin rëndë
mirëqënien e qytetarëve, duke goditur ashpër zhvillimin ekonomik në afatgjatë
të vendit të prekur rëndë edhe nga pasojat e pandemisë Covid 19.
|
|
|
Nisma
+ Data 2020-12-11 | International Forum: Vjosa River Basin Region (Albania, Greece) Sustainable Development Strategy Initiative. | [Me shume] |
+ Data 2020-01-07 | Illicit&Money Laundering versus Albanian Business. Plani i veprimeve 2020-2022 e Konfindustrise per pranine, ndikimin dhe perballjen me fenomenet e "parave te zeza" dhe "pastrimit te parave" ne ekonomine shqiptare, vleresuar nga kendveshtrimi i biznesit. | [Me shume] |
+ Data 2020-05-20 |
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh. |
+ Data 2020-05-02 |
Qeveria miraton kerkesen e Konfindustria per rihapjen e aktivitetit te industrive te sherbimeve,Qendrave Tregtare. Kerkesa zyrtare iu drejtua Kryeministrit Z.Edi Rama. Sipas njoftimit zyrtar Qendrat Tregtare do te hapen ne date 11 Maj 2020. Qendrat Tregta |
+ Data 2019-11-16 |
Në 15/11/2019, në Divjaka Resort, Divjakë u zhvillua edicioni 1 i Expo Forumit “Albania Agri Financing and Food Safety 2019” organizuar nga Konfindustria në bashkpunim dhe me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural/MBZHR, B |
|
|
|
Tregu i Ideve |
|
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne ide@konfindustria.al
|
|
|
|
|