English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per ligjin per metrologjine

Konfindustria mbështet dekretin e Presidentit të Republikës për kthimin e ligjit për metrologjinë për rishqyrtim në Kuvendin e Shqipërisë.

Konfindustria i kërkon Kuvendit të Shqipërisë të shfrytëzojë rastin e dhenë për të kryer ndryshimet e domosdoshme të problematikave të mprehta në ligjin në fjalë. Në rast të kundërt rrezikojmë të kemi pasoja, që prekin interesin publik, duke tejkaluar ndjeshëm jo vetëm ndikimin negativ në tregun strategjik të metrologjisë, por shtrihen në gjithë ekonominë kombëtare.

Së pari, rrezikojmë, që të thellojmë edhe më shumë problematikën serioze të deritashme të përdorimit të PPP dhe koncesioneve për gjithë sektorët e ekonomisë, duke e kthyer në një proces të pakontrolluar, deri në anarshi të plotë. Shqipëria ka lidhur deri më sot kontrata PPP në vlerë mbi 2.2 miliard dollarë, më e larta krahësimore në Rajon.

Së dyti, kalimi me ligj në monopol privat i shërbimit të kontrollit të metrologjisë prek drejtpërdrejt financiarisht qytetarët, biznesin dhe ekonominë kombëtare. Mungesa e parashikimeve ligjore dhe pamundësia teknike sesi do të kontrollohet “kontrollori privat” nga abuzimet e mundshme gjatë ushtrimit të detyrës si dhe mundësitë për prishje të rregullave të konkurencës së lire ndërmjet operatorëve në treg, e bën tërësisht të dyshimtë dhe të pambështetur interesin publik nga PPP në fjalë. Vlerësojmë, se e gjithë kosto e shërbimeve të kontrollit të pompave të karburanteve të kryera nga operatori privat, kalon në rritje të mëtejshme të cmimit fundor për qytetarët dhe biznesin. Shqipëria zë sot ndër vendet e para në botë për cmimin më të lartë të karburanteve, që përbën një nga arsyet kryesore të goditjes së biznesit, mirëqënies së qytetarëve dhe zhvillimit të ekonomisë kombëtare.

 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara