English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per urdherin e Ministrise se Financave

Konfindustria vlerëson, se edhe pas ndryshimeve të fundit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, në urdhërin administrativ për kalimin e detyrimeve të kompanisë, ortakëve dhe administratorëve, është lënë hapsirë e gjerë për keqinterpretim të skajshëm në zbatim. Në aktin nënligjor në fjalë përsëri nuk bëhet dallim i qartë dhe i prerë ndërmjet mënyrës ligjore të prekjes të llogarive/aktiveve të bizneseve si dhe llogarive/pasurisë personale të aksionerëve dhe administratorëve, si dy procese ta pavarura gjyqësore. 

Konfindustria vlerëson, se akti nënligjor sërsh është në kundërshtim me ligjet thelbësore të ekonomisë së tregut, ligjin për shoqërite tregtare, prek deri te të drejtat themelore të njeriut dhe duhet përmirësim i plotë i tij. Në rast të kundërt, Konfindustria do të drejtohet me padi në Gjykatën Administrative për shfuqizim të plotë të aktit nënligjor në fjalë.

Konfindustria vlerëson, se fatkeqësisht, edhe përpara hyrjes në fuqi të urdhërit në fjalë, agjencitë tatimore në nivel qëndror dhe vendor e kanë bërë praktikë bllokimin e llogarive personale bankare të administratorëve të bizneseve. Tashmë, akti ekzekutiv në fjalë, zgjeronte fushën e veprimit, duke prekur llogaritë/pasuritë personale edhe të ortakëve. Në këtë rast kemi edhe goditje të drejtëpërdrejtë të lirive themelore të njeriut, sepse ortakët, sidomos atë të pakicës, mund të mos kenë asnje të drejtë vendimarrje në biznes dhe si rrjedhim edhe asnjë përgjegjësi. 

Akti i mësipërm prek në mënyrë të drejtëpërdrejtë jo vetem biznesin dhe qytetarët,  por njëkohësisht ul shumë seriozitetin e shtetit shqiptar në tregjet financiare ndërkombëtare. Dëmtimi i qartë i mjedisit të të bërit biznes në Shqipëri nga akti në fjalë, dobëson më tej edhe fuqinë konkuruese në tërheqjen e investimeve të vendit dhe të huaja, me pasoja të rënda për tejkalimin e gjendjes së vështirë të sotme të ekonomisë kombëtare.

 
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara