English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per ndryshimin e koncesionarit te aeroportit "Nene Tereza"

Konfindustria, duke marrë shkak nga njoftimet mediatike për ndryshim të kompanisë menaxhuese të koncesionarit të aeroportit të Tiranës “Nënë Tereza”, kërkon shprehjen publike sa më të shpejtë të Autoritetit të Konkurencës për vlefshmërinë ligjore të transaksionit në fjalë si dhe masat përkatëse për të shmangur vendosjen dhe zgjatjen e gjëndjes monopol në tregun strategjik në fjalë.

Sipas njoftimeve zyrtare bëhet e ditur, se aksionet e kompanisë menaxhuese të aeroportit të Tiranës, kanë kaluar në zotërim të “Kastrati Group”. Ndërkohë, kompania në fjalë ka marrë në koncesion edhe aeroportin e Kukësit në ndërtim e sipër.  Zotërimi i menaxhimit të sistemit aeroporteve të vendit nga një kompani e vetme edhe teorikisht kthen në gjëndje monopol sektorin strategjik në fjalë edhe për dhjetra vite të tjera.

Pasojat negative të mundshme nga vazhdimi në monopol privat i sistemit aeroportual të vendit rrezikojnë të jenë barrë e rëndë e shtuar prej qindra milionë euro për biznesin, qytetarët shqiptarë dhe ekonominë kombëtare në afatgjatë.

Menaxhimi i deritashëm në kushte monopoli të pastër i aeroportit të Tiranës pasqyrohet në tarifat më të shtrenjta në rajon dhe më gjerë, që kanë qenë të detyruar të paguajnë bizneset dhe qytetarët shqiptarë. Normat e fitimit pasojë e gjëndjes monopol për koncesionarin janë shumë të larta. Në mënyrë të drejëpërdrejtë janë prekur sektorët e industrisë së turizmit dhe sektorët e shumtë të ndërlidhur, bizneset në tërësi si dhe buxhetet familjare të qytetarëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit.

Agjencitë shtetërore kanë dështuar në vazhdimësi në marrjen e masave antimonopol në sektorin aeroportual. Qeveria shqiptare dhënien e të drejtës koncesionare të operimit të aeroportit të Kukësit e përligji edhe me  rritjen e mirëpritur të konkurencës në sektorin strategjik aerportual, që natyrshëm mund të sillte uljen e dëshiruar të kostove përkatëse për qytetarët, biznesin dhe ekonominë në tërësi. Zhvillimet e fundit e bëjnë edhe ligjërisht të pamundur hapjen e tregut, rritjen e konkurencës së domosdoshme dhe uljen e kostove për qytetarët, bizneset dhe ekonominë shqiptare edhe për shumë vite të tjera.

 
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara