English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per situaten energjitike ne vend

Konfindustria i kërkon Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë, të riformatojë Qeverinë e krijuar pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021, duke rikrijuar si portofol të vecantë Ministrinë e Energjisë. Kërkesa vjen, duke patur parasysh shpalljen nga Kryeministri të rrezikut të krizës energjitike në vend.

Konfindustria vlerëson, se veprimi i parë  i shprehjes së përgjegjësisë qeveritare për përballjen me krizën e sotme, zbulimin dhe luftën e shkaqeve të krijimit të saj me qëllim mos përsëritjen në të ardhmen, duhet të jëtë krijimi i Ministrisë së Energjisë. 

Ministria e Energjitikës mungon si portofol i vecantë në dy mandatet e fundit të Qeverisë Rama, duke e lënë të përfaqësuar vetëm si shtojcë të Ministrisë së Infrastrukturës, sektorin strategjik të energjisë dhe karburanteve. Një pjesë e rëndësishme e arsyeve të krizës energjitike të sotme vjen nga politikat e gabuara,  menaxhimi i dobët, pasojë edhe e mospërfaqësimit të duhur qeveritar. Disa projekte dhe arritje pozitive, në prodhimin dhe përmirësimin e menaxhimit të sektorit te energjitik gjatë mandatit të parë, u ndërprenë në vazhdim.

Konfindustria vlerëson, se Shqipëria, me sistemin e prodhimit të plotë të energjisë elektrike nga burimet ujore, nëse do të kishte politika dhe menaxhim profesional dhe të pakorruptuar, jo vetëm nuk duhet të ishte prekur nga kriza e sotme e tregjeve ndërkombëtare, por edhe duhet të kishte përfituar epërsi konkuruese ekonomike në rajon. I njëjti arsyetim vlen edhe për tregun strategjik të prodhimit dhe tregtimit të hidrokarbureve. Shqipëria, megjithëse zotëron fushën kontinentale më të madhe naftëmbajtëse në Europë, jo vetëm nuk përfiton, por ka cmimet e karburanteve nga më të shtrenjtat dhe cilësi më të dobet në nivel botëror si pasojë e tregut oligopol, mungesës së kontrollit shtetëror dhe korrupsionit “kapjes së shtetit/state capture'.

Kërkesa për krijimin e Ministrisë së Energjisë është pjesë e paketës, që Konfindustria ka përgatitur për përballimin e krizës energjitike të sotme dhe përmirësimin thelbësor të politikave në tregun strategjik të prodhimit dhe tregëtimit të karburanteve dhe energjisë elektrike në vend. Paketa do ti paraqitet zyrtarisht ekzekutivit dhe vendimarrjes politike në Kuvendin e Shqipërisë.

 
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara