English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per tregun e liberalizuar te energjise

Konfindustria vlerëson, se pothuaj të gjithë nga 7500 bizneset e parashikuara për të dalë në treg të liberalizuar nga 1/1/2022 do të kërkojnë sërish të furnizohen nga operatori publik OSHEE grup. Bizneset rrezikojnë të përballen me rritje të menjëhershme dhe të lartë të cmimit, që mund të arrijë deri në 2 herë të vlerave të tashme në kushtet e krizës globale. Pasojat do të ishin të rënda në rritjen e kostove të prodhimit të bizneseve, uljen e fuqisë konkuruese, mirëqënien e qytetarëve dhe zhvillimin e ekonomisë kombëtare.

Sondazhi është kryer nga Qëndra e Studimeve të Konfindustrisë me grupin e afër 7500 bizneseve, që furnizohen në linjat e tensionit 20, 10 dhe 6 KV. Bizneset e mësipërme janë të parashikuara për tu furnizuar me energji elektrike me cmime tregu nga 1 janari 2022. Deri më sot, bizneset në fjalë janë furnizuar me cmime të palëvizshme në bazë vjetore të përcaktuara nga ERE/Enti Rregullator i Energjisë.

Konfindustria do të kërkojë nga ERE, që në përcaktimin e metodologjisë së përllogaritjes së cmimeve të mos jetë kriter i vetëm referenca e Bursës së Hungarisë, por të merret parasysh edhe prodhimi vendor. Prodhimi vendor i energjise elektrike është me kosto shumë më të ulët sesa cmmet e bursave ndërkombëtare.

 
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara