Konfindustria shpreh shqetësimin për shtyrjen e
rradhes të fillimit të aktivitetit të Bursës Shqiptare të Energjisë/APEX Shqipëri-Kosovë.
Bursa duhet të kishte filluar në fund të muajit nëntor 2022, por është shtyrë
edhe për disa muaj të tjerë në vitin e ardhshëm. Deri tani janë më shumë, se 4
vite vonesë në fillimin e punës së APEX.
Konfindustria vlerëson, se vonesat e tejzgjatura
në vite të fillimit të punës së bursës së energjisë lidhen me interesa të
fuqishme politike dhe trysni të grupeve të përfituese tregëtare të mbajnë të
hapur hapsirat të medha për subjektivizëm dhe korrupsion në shitje-blerjet e
energjisë elektrike. Bursa do ti kufizonte ndjeshëm mundësitë e mësipërme.
Tregu i transaksioneve të energjisë elektrike
në Shqipëri përfaqëson një nga më të mëdhenjtë në ekonominë kombëtare me më
shumë se 600 milion euro/vit. Në krizën energjitike në vitin 2022 vetëm vlera e
shtesë e financuar nga shteti deri tani ka tejkaluar 400 milion euro.
Në ndryshim nga kompanitë publike të shteteve
të BE në Shqipëri shitje-blerjet e energjisë kryhen vetëm nga ndërmjetësa/agjentë
privatë, duke lënë hapur mundësitë për korrupsion. Aq më shumë hapsirat thellohen
kur mungon Bursa e Energjisë si instrument shtesë i kërkuar edhe nga ndërkombëtarët. Shqipëria dhe
Kosova janë të vetmet shtete, që nuk kanë bursa energjie në rajon. Humbjet nga kostot
shtesë të kompanive publike dhe të përfituara nga të tretët përllogaritet, se
mund të shkojnë në mbi 10% të vlerës së përgjithshme të transaksioneve.
|