English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per rritjen e normes se interesit nga Banka e Shqiperise
Konfindustria shpreh shqetësimin për rritjen nga Banka e Shqipërisë/BSH me 0,25% të normës bazë të interesit, duke e cuar në 3,25%. Gjithashtu, shqetësuese është edhe paralajmërimi nga BSH për rritje të mëtejshme të pritshme të normës bazë të interesit. Konfindustria vlerëson, se BSH nuk ka arsyetuar, duke mos bërë publike asnjë nga pasojat anësore në ekonominë kombëtare, biznesit dhe qytetarëve në vendimin e saj. Pasoja e parë e drejtëpërdrejtë e rritjes së normës bazë do të jetë forcimi i Lek-ut dhe dobësimi i mëtejshëm i valutave, para së gjithash i Euro-s. Monedha europiane është zhvleftësuar me mbi 15% kundrejt Lek-ut në një periudhë pothuaj 1 vjecarë, duke vënë në vështirësi të mëdha industritë, eksportet shqiptare, duke rrezikuar deri në falimentim. Pasoja e dytë e rritjes së normës bazë të interesit është shtrenjtimi i kredive për biznesin dhe qytetarët, të marra në monedhën shqiptare. Inflacioni i prodhuar edhe nga rritja e fortë e pagave të sektorit publik në vitin 2023 nuk mund të luftohet me sukses në afatgjatë vetëm nga shtrenjtimi i kreditimit dhe rënia objektive e kreditimit të ekonomisë. Konfindustria vlerëson, se në kushtet ekonomike-financiare të Shqipërisë, rritja e inflacionit ka pamundësi objektive të luftohet vetëm me masa të politikës monetare. Në një rast të tillë rrezikohet të prodhohen më tepër dëme në zhvillimin ekonomik dhe mirëqënien e qytetarëve. Rritja e inflacionit në ekonominë shqiptare vjen si pasojë e grupimeve monopol dhe shkallës tepër të ulët të konkurencës në tregjet kryesore. Grupimet monopol e përcjellin në mënyrë të drejtëpërdrejtë rritjen e inflacionit të importuar nga jashtë dhe njëkohësisht nuk e pasqyrojnë në kohë rënien e tij. Shembull i qartë janë prodhimet e shportës ushqimore në të cilat inflacioni në Shqipëri në vitin 2021-22 ishte pothuaj 3 herë më i lartë, se mesatarja e BE si dhe njëkohësisht duke mos pasqyruar rënien e fortë të çmimeve të importeve të të njëjtave produkte në tregjet europiane.
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara