English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per prodhimin blegtoral ne vend
Konfindustria vlerëson, se duhen ndërmarrë urgjentisht politika ekonomike thelbësore, për të shpëtuar nga falimenti i plotë sektorin e prodhimit blegtoral vendor. Pasojat janë të rënda jo vetëm nga këndvështrimi ekonomik, por shoqërohen edhe në shtimin e braktisjes së fshatrave, rajoneve të gjera të vendit dhe emigrimin masiv të popullatës. Janë një tërësi politikash të gabuara tregëtare, fiskale, financiare dhe rregullatore të ekzekutivit të shoqëruara me korrupsion masiv deri edhe të tipit “ kapje e shtetit/state capture” si shkaqet kryesore, që kanë çuar në rrënimin e fermave blegtorale, prodhimit vendor dhe favorizimin e qartë të importeve. Në krahësim me 10 vite më parë numri i stokut të kafshëve blegtorale është ulur me të paktën 30% dhe vazhdon me shpejtësi drejt rrënimit të plotë. Prodhimi vendor i qumështit konkurohet në mënyrë vrastare nga politikat e gabuara tregëtare dumping si dhe fiskale, që lejojnë hyrjen në treg të produkteve jo cilësore deri të dëmshme për shëndetin e konsumatorëve si qumesht pluhur, qumësht pa vlera ushqimore, vaji palmës, substanca shtesë proteinike jonatyrore, etj. Sidomos problematike janë importet nga Serbia dhe shtete të tjera në kuadër të Tregut të Përbashkët Rajonal të Ballkanit Perëndimor. Konfindustria vlerëson, se problem mjaft shqetësues është edhe rritja e ndjeshme e kostove të prodhimit të fermave, shoqëruar me rënien e vazhdueshme dhe mungesën e efektivitetit të skemave mbështetëse financiare shtetërore. Sa më sipër është edhe më e dukshme, nëse krahësohet me shtetet konkuruese tregëtare në rajon dhe BE.
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara