English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per infrastrukturen rrugore
 
Konfindustria shpreh shqetësimin për gjëndjen e pakënaqshme të infrastrukturës rrugore në prag të sezonit turistik 2024 si dhe mos marrjen e përgjegjësive ligjore nga institucionet përkatëse. Praktikisht nuk ka asnjë përmirësim në rrjetin rrugor kombëtar nga viti i kaluar me përjashtim të aksit koncesionar Thumanë – Kashar, që ka pritshmëri zyrtare të bëhet i kalueshëm në qershor 2024. Janë shembuj negativë të njëpasnjëshëm, që tregojnë, që gjithë zinxhiri institucional i infrastrukurës rrugore ka shfaqje të dukshme të paaftësisë, subjektivizmit dhe korrupsionit. Sa më sipër fillon nga cilësia e dobët e përgatitjes së projekteve rrugore, zbatimi, marrja në dorëzim dhe punimet e mirëmbajtjes me dëm financiar prej dhjetra dhe qindra milionë euro për ekonominë kombëtare, që nuk mbulohen dot vetëm me shkaqe gjeologjike. Përmendim: - Shëmbjen e pjesës së rrugës Korce-Ersekë me vlerë 20 milionë euro të sapo marrë në dorëzim nga Autoriteti Rrugor, - Vonesat e tejzgjatura, cilësinë e dobët të punimeve, shëmbjet, përmbytjet dhe rrezikun e lartë për aksidente të Rrugës së Arbërit shoqëruar me financime shtesë prej dhjetra e dhjetra milionë euro duke e cuar koston në 450-500 milionë euro të deritashme, - Vonesat e zgjatura të Urës së Liqenit të Kukësit në Rrugën e Kombit, - Vonesat e pashpjegueshme në punimet në pjesën e Astirit të Unazës së Madhe të Tiranës dhe gjëndjen tërësisht jashtë standarteve të rrugës dytësore industriale Tiranë-Durrës, - Gjëndjen e vështirë të aksit rrugor Tiranë-Durrës-Rrogozhinë, megjithëse ishte pjesë e projektit të riaftësimit rrugor 80 milionë $ të Bankës Botërore të sapo mbyllur përvec financimeve të përvitshme buxhetore, etj. - Me më pak, se 5% të gjatësisë së superstradave të ndricuara, Shqipëria është në vendet e fundit në Europë, duke sjellur rrezik të lartë aksidentesh dhe goditje të rëndë afatgjatë për sektorin turistik.
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara