English   |   Kontakt
 
 
 
Politika qeveritare per ndertimin e nje industrie turistike shqiptare te mirefillte
Konfindustria, duke marre shkak nga afrimi i sezonit turistik 2008 dhe nisur nga rendesia strategjike e turizmit per mbeshtetjen e zhvillimit ekonomik te gjithe vendit ne afatgjate me mbi 500 milion euro/vit te ardhura, shpreh shqetesimin e saj per mungesen e masave te mirefillta shteterore ne mbeshtetje te ketij sektori te rendesishem. Duke mbeshtetur parimisht fillimin per here te pare te spotit publicitar shteteror per promovimin e Turizmit Shqiptar nga media e njohur nderkombetare, Konfindustria shpreh qendrimin e saj se veprimi i mesiperm eshte i pamjaftueshem per terheqjen e qendrueshme te turisteve ne Shqiperi.

Konfindustria mendon se ne rradhe te pare politikat qeveritare duhet te nderhyjne sa me shpejt dhe fuqishem per ndertimin e nje industrie turistike shqiptare te mirefillte, qe ne Shqiperi mungon krejtesisht nderkohe, qe vendet konkurente te rajonit nga mungesa e saj perfitojne te ardhura te medha nga pjesa e tregut turistik, qe i natyralisht i takon vendit tone. Kusht i domosdoshem per ndertimin e industrise turistike shqiptare eshte prania e kompanive serioze nderkombetare te fushes. Ne kete kuptim Konfindustria bazuar ne te dhenat, qe zoteron, perserit shqetesimin e saj per pengesat e pashpjegueshme ne vite te tera te humbura nga institucionet shteterore qe cuditerisht perdoren edhe si arsye per te vonuar edhe me shume lejen e ndertimit te Resortit Turistik te Kakomese per nje nga operatoret turistike me te medhenj ne bote sic eshte “Club Mediterrane”! Ne kohen kur prania e operatoreve te tille te fuqishem do te ishte nje publicitet me vlera te jashtezakonshme per turizmin shqiptar, vonesat e pashpjegueshme kthehen ne antireklamen me te keqe per Shqiperine, por njekohesisht edhe ne mjetin me te mire per vendet konkurente te rajonit ne turizem, qe do te vazhdojne te perfitojne nga qindra milionet, qe i takojne qytetareve te ketij vendi ne mos shfrytezimin e mundesive te medha turistike, qe zoterojme.

Konfindustria, gjithashtu shpreh qendrim e saj, se duhet sa me shpejt qe ftesat publicitare ndaj turisteve te huaj dhe vendas duhet te shoqerohen pervec pranise se domosdoshme te operatoreve nderkombetare te fushes edhe me masat e duhura shteterore per permiresimin e infrastruktures teresore ne vend si dhe strategjive mbeshtetese te nevojshme per perligjen e fteses mediatike te bere per te vizituar Shqiperine. Ndryshe rrezikojme, qe ftesat te kthehen ne boomerang per zhvillimin e qendrueshme te industrise turistike kaq te rendesishme per ekonomine kombetare.
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara