English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria shqetesim per thellimin e vazhdueshem te deficitit tregtar
Konfindustria, shpreh shqetesimin e saj per thellimin e vazhdueshem te deficitit tregtar prej mbi 27 % se viti paraardhes si dhe tejkalimin e perseritur te kufirit te inflacionit ne 4.6% per te njejten periudhe. Te dhenat shqetesuese te mesiperme me burime zyrtare tregojne, se ekonomia shqiptare jo vetem po ndjen pasojat, por dhe eshte perfshire drejtperdrejt ne krizen qe ka perfshire tregjet kryesore nderkombetare. Gjendja eshte edhe me e rende, nese vleresojme, se pervec pasojave te importuara te krizes nderkombetare ne ekonomine shqiptare po vazhdojne te ndihen edhe pasojat e krizes se tejzgjatur energjitike te gjysmes se dyte te vitit 2007, megjithe gjendjen e permiresuar ne vazhdimin e vitit 2008.

Konfindustria, duke analizuar ne thellesi shkaqet bazike te tejkalimit te perseritur te inflacionit si dhe thellimin e deficitit tregtar, pavaresisht rivleresimit te ndjeshem pozitiv te cmimeve nderkombetare te disa prodhimeve baze te eksporteve shqiptare, sic jane lendet e para minerare, naftes mendon, se duhet te kihet mjaft kujdes ne ndermarrjen e politikave me natyre monetare. Konfindustria vlereson se ne kushtet e mesiperme nuk mund dhe nuk duhet perqendruar vemendja e frenimit te inflacionit me politika monetare dhe as te shikohet si kryesor roli i Bankes se Shqiperise. Cdo perpjekje per rritjen e metejshme te normes baze te interesit, ne kushtet kur kemi te bejme me faktore objektive te krijimit te inflacionit, qe bazohen te oferta, mund te sjelle ne afatmesem ne perfundime te padeshirueshme ne stabilibilitetin makroekonomik, ne shtremberime sektoriale te tregut kombetar dhe ne ngadalesim te zhvillimit te qendrueshem ekonomik te vendit. Konfindustria mendon se rol paresor ne perballimin e problemeve qe shfaqen sot ne ekonomine shqiptare duhet te jene politikat ekonomike dhe institucionale, qe kane te bejne me thelbin e ndertimit dhe funksionimit te sistemit te sotem ekonomik te vendit dhe dhe jo ne politika frenuese monetare.

Konfindustria keshillon Qeverine Shqiptare, qe sidomos ne kushtet e krizes te ndermarre masat e duhura nxitese per permiresimin e domosdoshem te klimes se biznesit ne vend, duke permiresuar detyrimisht pjese te rendesishme te legjislacionit e sotem ne fuqi ose disa nga propozimet ligjore ne proces, qe jane kundershtuar ashper nga industrialistet shqiptare. Permiresimet e mesiperme te legjislacionit fiskal jane te domosdoshme jo vetem per te mos shtuar peshen e krizes, qe po kalon ekonomia kombetare dhe po ndjejne qytetaret shqiptare, por ne te njejten kohe eshte edhe kusht paresor per nxitjen e investimeve prodhuese te vendit dhe te huaja, si mjeti i vetem per perballimin e pasojave te problemeve te sotme ekonomike dhe zhvillimin e qendrueshem te vendit ne afatgjate.
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara