| |
| |
| Te ndermerren masa te menjehershme financiare dhe fiskale per produktet bujqesore |
|
Konfindustria, bazuar ne te dhenat qe vine nga industrite kryesore ne vend, vlereson se rritja e ndjeshme e cmimeve te lendeve te para nderkombetare kryesisht ne drithera, karburante, mish, etj. eshte shkak i forte i importimit te inflacionit nga jashte ekonomise tone dhe ka efekt te drejtperdrejt negativ ne zhvillimet e brendshme ekonomike, ne rritjen e kostove baze te prodhimit dhe goditje ne nivelin e fuqise blerese ne vend.
Eshte per tu theksuar se vend kryesor ne thellimin e deficitit tregtar dhe rritjes se inflacionit kane dhene lendet e para ushqimore dhe lendet bujqesore dhe blegtorale, qe sherbejne si lende e pare per industrine ushqimore ne vend duke kaluar shifren shqetesuese prej 500 milion euro ne vit. Per sa me siper Konfindustria keshillon qe te merren masa te menjehershme financiare, fiskale, institucionale nga Qeveria Shqiptare per te nxitur me cdo kusht dhe sa me shpejt prodhimin vendas bujqesor dhe blegtoral te vendit su dhe mbeshtetur industrite ushqimore vendase, duke patur parasysh te dhenat per vazhdim te zgjatur te krizes nderkombetare ne prodhimet e mesiperme. Eshte krejt e papranueshme qe vetem ne te 2 vitet e fundit jane dhene ndihma shteterore per nxitjen e prodhimit blegtoral dhe bujqesor vendas, por njekohesisht duhet theksuar se shifra pre afersisht 5 milion $ per vitin 2007 dhe shifra prej 10 milion euro per vitin 2008 jane perseri krejt te pamjaftueshme per te bere te mundur daljen nga kriza e plote qe ka perfshire prej kohesh prodhimin vendas. Ketu duhet shtuar edhe moskthimi i TVSH-se per inputet e prodhimit bujqesor per fermeret duke e kaluar si nje kosto shtese krejt te papranueshme, qe ka renduar edhe me tej gjendjen e rende te bujqesise shqiptare.
Perfundimi i mesiperm behet jo vetem duke patur parasysh vleren absolute te kerkesave te tregut te brendshem per prodhimet e mesiperme dhe deficitin tregtar ne thellim te vazhdueshem, por edhe duke vleresuar politikat e ndjeklura nga vendet konkurente fqinj. Keshtu permendim se Maqedonia qe ka nje bujqesi te strukturuar mjaft mire ne krahasim me ne dhe qe ka gjithashtu nje buxhet shteror pothuaj 30% me te vogel sesa buxheti yne, subvencionon bujqesine e saj me nje shifer qe per vitin 2008 eshte ne nivelin e 45 miliard euro, pra rreth 6 here me te larte sesa Shqiperia! Nderkohe, qeveria maqedonase ka planifikuar nje mbeshtettje buxhetore prej 90 milion euro per vitin 2009. E njejta politike ndiqet edhe nga vendet e BE ku mbeshtetja per prodhimet baze bujqesore kap shifra prej dhjetra miliard euro cdo vit. Gjithashtu, Konfindustria vlereson veprim jo te mire studjuar heqjen e TVSH se autofaturuar per disa prodhime bujqesore prej 20% dhe shtrirjen e saj ne te gjithe prodhimet bujqesore dhe blegtorale prej 6%,
Ne kushtet e mesiperme Konfindustria i kerkon Qeverise shqiptare qe - te shtoje detyrimisht ndihmen shteterore per sektorin agro-ushqimor, - te ndryshoje menyren e sotme te dhenies se kesaj ndihme per te perjashtuar keqperdorimin dhe korrupsionin - te rishikoje thellesisht politikat fiskale ne sherbim te sektorit agrobujqesor, - te marri masat e duhura per te parandaluar politikat e pandershme tregtare te tipit dumping te vendeve te tjera ne dem te prodhimeve bujqesore shqiptare.
|
|
| |
|
Nisma
| + Data 2024-08-11 | | Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ... | | [Me shume] |
| + Data 2022-05-25 | | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | | [Me shume] |
| + Data 2024-08-11 |
| Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024. |
| + Data 2021-05-22 |
| http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
| + Data 2021-02-04 |
| PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
|
|
| |
|
Tregu i Ideve |
|
| Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|