| |
| |
| Vendimi i Gjykates Kushtetuese per Ligjin e Gjobave |
|
Konfindustria, lidhur me vendimin e Gjykates Kushtetuese per shfuqizimin e nenit te perkates te Ligjit te Gjobave, vlereson se akti ne fjale nuk ka jep praktikisht asnje lehtesim praktik per biznesin ne perballjen e tij me institucionet e fiskut.
Perfundimi mesiperm vjen, sepse biznesi edhe pas vendimit te Gjykates Kushtetuese, per te fituar te drejten e natyrshme te ankimimit ne gjykate per pretendimet e pavertetuara te institucioneve te fiskut, i duhet te paguaje paraprakisht detyrimin e pretenduar dhe te pavertetuar nga nje trup asnjeanese e pavarur gjyqesore. Shkurtimisht kjo do te thote se ne praktike gjendja nuk ndryshon me perjashtim te nje lehtesimi mjaft te vogel financiar per biznesin, qe ne cdo rast do ti duhet te paguaje detyrimin e pretenduar te institucioneve fiskale. Detyrim, qe duke qene i paprovuar, eshte “gjobe†e mirefillte.
Konfindustria, perserit qendrimin e saj se permiresimi i klimes biznes-shtet si kusht i domosdoshem per afrimin e investimeve te rendesishme vendore dhe nderkombetare per zhvillimin ekonomik te qendrueshem dhe mireqenien e qytetareve shqiptare, se;
1- Sipas shembullit te vendeve antare te BE me demokraci te qendrueshme, duhet te ndertohet dhe te filloje sa me shpejt punen Gjykata Administrative e pavarur nga ekzekutivi dhe profesionale, qe do te duhet te gjykoje dhe te japi vendimin per perballjet biznes-shtet. 2- Duhet te hiqet kufizimi ligjor i fitimit te se drejtes se ankimit te bizneseve ne gjykate me ane te pageses paraprake per detyrimet thjesht te pretenduara nga ana e fiskut.
Eshte krejtesisht e papranueshme, qe megjithe kerkesat e vazhdueshme te Konfindustrise per ndertimin e Gjykates Administrative, eshte bere vetem nje rregullim ligjor i tipit deklarativ dhe asgje me shume per funksionimin e saj, nderkohe qe ekzekutivit i shtohen parreshtur te drejtat e tij ne raport me biznesin sic eshte : - sistemi i referencave te pagave, fitimit dhe cmimeve, - projekt ligji i procedurave tatimore, etj.
Bazuar ne te dhenat e vazhdueshme, qe vine prane Konfindustrise nga antaret e saj, ndeshim gjobitje te te gjitha madhesive per biznesin nga institucionet e fiskut, qe e kane burimin pikerisht nga sistemi i referencave te paravendosura nga ekzekutivi, ne mjaft raste krejtesisht te ndryshme nga gjendja e vertete ne treg. Nese nuk ndermerren levizjet e duhura ligjore dhe institucionale per parandalim, gjendja mund te vije duke u renduar tashme, qe ndodhemi ne periudhen e vleresimit te bilanceve te vitit financiar.
|
|
| |
|
Nisma
| + Data 2024-08-11 | | Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ... | | [Me shume] |
| + Data 2022-05-25 | | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | | [Me shume] |
| + Data 2024-08-11 |
| Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024. |
| + Data 2021-05-22 |
| http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
| + Data 2021-02-04 |
| PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
|
|
| |
|
Tregu i Ideve |
|
| Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|