| |
| |
| Treg te Hapur Ekonomik ndermjet Shqiperise dhe Kosoves |
|
Konfindustria shpreh shqetesimin e saj lidhur me shkallen mjaft te ulet te marredhenieve ekonomike ndermjet Shqiperise dhe Kosoves dhe vonesave ne shfrytezimin e shansit historik, qe u eshte dhene shqiptareve nga bashkesia nderkombetare per mireqenie dhe zhvillim pas clirimit te Kosoves.
Vendimarrja politike ne te 2 vendet nuk po ben perpjekjet e duhura lidhur me shfrytezimin e mundesive te shumta te bashkepunimit, duke mos ju pergjegjur sic duhet deshires dhe vullnetit te industrive, biznesit dhe qytetareve per shtimin e detyrueshem te marredhenieve. Me perjashtim te investimit te lavderueshem ne rrugen me rendesi strategjike Durres-Morine nga Qeveria e Shqiperise, deshiren e shprehur te Qeverise se Kosoves per vazhdimin e pjeses se mbetur te saj deri ne kufirin me Serbine si edhe disa projekteve te bashkpunimit ne fushen e shkembimeve energjitike, pjesa tjeter e e marredhenieve institucionale ndermjet 2 vende mbetet vetem ne planin protokollar dhe propogandistik. Eshte krejt e papranueshme qe shkembimet tregtare ndermjet Shqiperise dhe Kosoves megjithe afersine dhe lidhjet natyrale te tyre, mbetet ne shifra te ulta prej vetem disa dhjetra milione euro, nderkohe qe vetem defici tregtar i te 2 vendeve kap shifra ne mbi 4 miliard euro. Bazuar ne te dhenat e Konfindustrise jane pengesa te shumta te natyres infrastrukturore, institucionale, administrative, fiskale, tregtare deri dhe korruptive, qe kane lene te pazhvilluara marredheniet ekonomike ndermjet Shqiperise dhe Kosoves megjithe mundesite dhe kerkesat e medha te dyanshme.
Konfindustria, ne shprehje te interesave te industrialisteve te hapesirave shqiptare, eshte e mendimit se mundesite e medha te dhena nga bashkesia nderkombetare, sidomos pas shpalljes se pavaresise se Kosoves, duhet te shfrytezohen me shpejtesi nga vendimarrjet politike, ne rradhe te pare ndermjet Shqiperise dhe Kosoves, ne drejtim te krijimit te tregjeve te perbashket nen frymen e globalizmit ekonomik, liberalizmit dhe si hap pararendes i integrimit te perbashket ne BE. Tregu I Hapur i Shqiptareve mirepret zgjerimin e metejshem edhe me pjesemarrjen e vendeve te tjera te Ballkanit Perendimor per te kaluar ne krijimin e nje Tregu Rajonal te Hapur ne interes te te gjithe qytetareve te vendeve tona. Konfindustria, ka kohe qe ka filluar pergatitjet per permbushjen e qellimit strategjik me rendesi te jashtzakonshme te krijimit te Tregut te Hapur Shqiptar si hap pararendes I krijimit te Tregut Rajonal te Ballkanit Perendimor sipas standarteve dhe kerkesave te integrimit ne BE dhe ekonomise globale. Strategjia eshte menduar te filloje ne krijimin e Tregut te Hapur Ekonomik ndermjet Shqiperise dhe Kosoves dhe me pas do te ftohen edhe vendet e tjera per te kaluar ne Tregun e Hapur Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Strategjia e Krijimit te Tregut te Hapur Shqiptar dhe Rajonal eshte parashikuar te filloje me realizimin e Panairit te Elites se Industrive Shqiptare (Kosove, Shqiperi, Maqedoni) dhe me organizimin e 4 Forumeve te rendesishme me pjesemarrjen e industrialiste te medhenj, banka dhe fonde investimesh me rendesi boterore, politikane te nivelit te larte nga vendet e rajonit. Aktivitetet do te fillojne ne fund te muajit qershor 2008.
|
|
| |
|
Nisma
| + Data 2024-08-11 | | Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ... | | [Me shume] |
| + Data 2022-05-25 | | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | | [Me shume] |
| + Data 2024-08-11 |
| Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024. |
| + Data 2021-05-22 |
| http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
| + Data 2021-02-04 |
| PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
|
|
| |
|
Tregu i Ideve |
|
| Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|