English   |   Kontakt
 
 
 
Thjeshtimi i sistemit te lejeve dhe licencave
Konfindustria, pershendet vendimin e Kryeministrit Berisha te shprehur disa dite me pare ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave per thjeshtimin e thelle te sistemit te lejeve dhe licencave, qe jane ne fuqi sot ne legjislacionin shqiptar ne pushtetin qendror dhe vendor. Njekohesisht, Konfindustria shpreh kerkesen e saj drejtuar Qeverise se Shqiperise per te kryer sa shpejt permiresimet ligjore perkatese, qe lidhen me hyrjen ne fuqi dhe zbatimin ne praktike te vendimit ne fjale, me qellim qe nje nisme e tille e rendesishme te mos mbetet vetem ne gjendjen e shprehjeve me fjale. Praktika e deritashme ka treguar se shpesh here nisma te tilla nuk perfundojne te permbushura, duke vene ne gjendje te veshtire perballe opinionit seriozitetin dhe vertetesine e vullnetit qeveritar. Konfindustria kerkon, qe nje numer i madh lejesh dhe licencash te kalojne nga “te detyrueshme per tu pajisur” ne parimin e njohur te “vetdeklarimit” nga ana e subjekteve, duke u shoqeruar me masa te skajshme ndeshkuese per abuzuesit nga institucionet pergjegjese shteterore te kontrollit .

Konfindustria, mbeshtetur ne interesat dhe kerkesat e vazhdueshme te industrialisteve me te rendesishem te vendit, ka kohe qe ka shprehur domosdoshmerine e thjeshtimit te thelle te mases te madhe te lejeve dhe licencave, qe sot jane ne fuqi ne legjislacionin shqiptar ne fuqi. Njekohesisht bazuar ne studime dhe te dhena te plota ka paraqitur me kohe propozmet e saj konkrete per licencat dhe lejet, qe duhen thjeshtuar. Kjo, sepse bazuar ne te gjitha te dhenat, tregohet se numri jashtezakonisht i madh i lejeve dhe licencave, qe duhet te pajisen bizneset shqiptare, eshte kthyer njekohesisht ne;
- pengese mjaft te madhe per terheqjen e investimeve te vendit dhe te huaj,
- ne kosto shtese krejt te panevojshme sidomos per prodhimin dhe sherbimet vendore,
- ne prishje te rregullave te konkurences dhe tregut te lire,
- ne hapesire te gjere per korrupsion nga institucionet shteterore te ngarkuara per leshimin e lejeve dhe licencave

Pasojat e renda financiare, kohore dhe veshtiresite institucionale, qe rrjedhin nga numri i madh i panevojshem i sistemit te renduar te licencimeve ne vend, sidomos ne kushtet e hapjes se tregjeve, nenshkrimit te MSA dhe procesit te integrimit te vendit ne BE, ulin ndjeshem shkallen e konkurueshmerise se prodhimeve dhe sherbimeve shqiptare ne krahesim me prodhimet dhe sherbimet e huaja.

Sistemi i renduar i licencimeve, i krijuar ne vite, ka ndeshur ne vazhdimesi rezistence per tu lehtesuar pikerisht nga institucionet pergjegjese te pushtetit qendror dhe pushtetit vendor, zoteruese te se drejtes se dhene me akte ligjore, qe vetem me fjale mbeshtetin nismat e thjeshtimit te tyre dhe ne praktike kundershtojne dhe kerkojne vetem ti shtojne. Praktika legjislative tregon se ka shume raste, qe vertetojne sa me siper. Konfindustria keshillon, qe institucionet e ngarkuara per kryerjen e procesit te thjeshtimit te sistemit te licencimit nuk duhet te kene konflikt interesi ndermjet tyre.
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara