English   |   Kontakt
 
 
 
Evidentimi dhe falimentimi i kompanive piramide
Konfindustria, ne nje leter drejtuar Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve per dijeni Kryeministrit dhe Ministrit te Financave, ka shprehur kerkesen per ndermarrjen sa me te shpejte te veprimeve ligjore te domosdoshme per shmangien e pasojave mjaft te renda per ekonomine shqiptare dhe stabilitetin e vendit nga “kreditimi jo profesional dhe subjektiv i bankave te nivelit te dyte per kompanite me humbje te vazhdueshme financiare”.

Konkretisht, kerkohet nga Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve, qe ne sherbim te detyrave te saj ligjore marrjen e masave te meposhtme:
1- Nxjerrjen e emrave te subjekteve/shoqerive tregtare me nivel borxhi te rrezikshem krahesimisht me vleren e aseteve te veta te tyre.
2- Listimin e bankave te nivelit te dyte dhe institucioneve te tjera financiare varesisht se mases se "kredive te keqia" ne protofolin e tyre. Sqarojme se Konfindustria, me qellim mbrojtjen e interesave te antareve te saj ka 4 muaj, qe i ka kerkuar zyrtarisht Bankes se Shqiperise te dhenat e mesiperme, por nuk ka marre pergjigje.
3- Fillimin sa me te shpejte te punes per sigurimin e publikimit panderprere te rezultateve financiare te shoqerive tregtare, sipas detyrimit ligjor ne fuqi dhe standarteve te vendeve demokratike. Konfindustria eshte mjaft e interesuar per sa me siper me qellim mbrojten e interesave te antareve te saj.
4- Percaktimin e subjekteve/shoqerive tregtare, qe rezultojne me bilance negative te njepasnjeshme mbi kufirin 2 vjecar te percaktuar nga Ligji i Falimentit, si kufi kohor per kerkesen e fillimit te procedurave te falimentit.
5- Ngritjen e strukturave te posacme brenda sistemit te tatimeve per fillimin e procedurave te falimentit ligjor per subjektet/shoqerite me humbje financiare te njepasnjeshme 2 vjecar dhe transferimin e detyrimeve perkatese financiare bazuar ne Ligjin e "Per Procedurat Tatimore ne Republiken e Shqiperise”.

Zmadhimi me shpejtesi i mases se kredive “te keqia”, qe sipas te dhenave te Bankes se Shqiperise ka arritur ne nivelin shqetesues prej 3.92% per 3 mujorin e pare te vitit 2008 dhe nje shifer ne vlere absolute, qe ka tejkaluar shifren e rende prej 300 milion euro, arsyeton kerkesen e mesiperme te Konfindustrise per nderhyrjen e menjehershme ligjore te Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve si dhe ndermarrjen e masave te tjera te nevojshme nderinstitucionale.

Eshte rreziku i qarte dhe mundesia reale, qe shuma te medha te kredive te dhena nga bankat e nivelit te dyte jane marre dhe mbajne ne kembe biznese piramide, qe rezultojne prej vitesh me humbje, duke krijuar pas vetes edhe nje zinxhir te madh kreditoresh. Humbjet e krijuara te ketyre kompanive piramidale dhe maskimi i tyre ne vite nepermjet kredive bankare te dhena me subjektivizem ose paaftesi, jane nje "bombe me sahat" per sistemin bankar, per mireqenien e qyetareve shqiptare dhe per vete zhvillimin ekonomik te vendit. Pasoja e pare eshte shperdorimi i ketyre borxheve bankare ne aktivitete, qe jane larg arsyetimit teorik te marrjes se tyre nga bankat, ku pervec - mundesise se largimit te nje pjese te tyre jashte vendit per interesa teresisht individuale te zoteruesve te bizneseve kredimarrese, - investimit ne organe mediatike per ti patur si mjete presioni ndaj institucioneve publike, por mbi te gjitha prishin edhe thelbin e suksesit te tregut te lire: - barazine dhe konkurencen e drejte te bizneseve ne treg.
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara