| |
| |
| Zhvillohet Forumi i Politikave Fiskale, Ekonomike dhe Energjitike |
|
Konfindustria njofton, se sot date 28/6/2008 u zhvillua Forumi i Politikave fiskale, Ekonomike dhe Energjitike per krijimin e Tregut te Hapur Mbareshqiptar dhe Rajonal. Aktiviteti u zhvillua gjate diteve te diteve te Panairit te Elites se Industrive Shqiptare ne Pallatin e Kongreseve, Tirane. Ne Forum ishin pjesemarres Ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes se Shqiperise z. Genc Ruli, Ministri i Financave te Shqiperise z. Ridvan Bode, Kryetari i Komisionit te Integrimit ne Kuvendin e Shqiperise z. Ilir Meta, zv/Ministri i Ekonomise dhe Financave te Kosoves z. Bedri Hamza, Keshilltari i Ministrit te Ekonomise se Kosoves z. Behxhet Haliti, Drejtues te KESH, KEK, Operatoreve te Transmetimit dhe Shperndarjes se Shqiperise dhe Kosoves, industrialiste te rendesishem te hapsirave shqiptare, perfaqesues te botes akademike, universiteteve dhe shoqerise civile, etj.
- Ne Forum u nenshkrua nje marreveshje e rendesishme ndermjet Operatoreve te Sistemeve te Transmetimit te Shqiperise dhe Kosoves, qe con ne optimizimin e punes se sistemeve me perfitim praktik kursimi energjie ne sasi te madhe ne permasa pothuaj te nje HC 180 mgw dhe nje hap i rendesishem drejt formimit te nje sistemi unik transmetimi Shqiperi, Kosove. Ne Forum u diskutua dhe u shtrua si domosdoshmeri bashkefinancimi nga ana e Shqiperise e nje TEC-i (Kosova 3), cka edhe nga perfaqesuesit e qeverise se Kosoves u pranua si shume i mundshem, sidomos tashme pas shpalljes se pavaresise. Ministri Bode shprehu se Shqiperia tashme i ka te gjitha mundesite e financimit te brendshem dhe te jashtem per investime te tilla te medha, qe kapin vleren e miliarda eurosh. - Politikat fiskale, ekonomike dhe tregtare per Krijimin e Tregut te Hapur Shqiptar ishin tema te tjera, qe u trajtuan ne Forum. Nga perfaqesusit e ekzekutivit te te 2 vendeve u pranua se sistemet fiskale te Shqiperise dhe Kosoves do te ishte me shume vlera, qe te perafroheshin thelbesisht ne nje periudhe te shpejte, me qellim lehtesimin e qarkullimit te kapitaleve dhe investimeve. Behet fjale per TVSH, Tatim Fitimin, Taksen e Punes, etj. Njekohesisht u trajtuan propozime konkrete te industrialisteve per menyrat e uljes se ndjeshme te cmimeve te biletave te fluturimeve ndermjet Shqiperise dhe Kosoves, te heqjes se pengesave administrative shtese ne dogana per kompanite transportuese nderkombetare per gjithe vendet e Europes Juglindore dhe Turqise, si kusht mjaft i rendesishem per te rritur efektivitetin e investimeve te medha infrastrukturore qe po realizohen si ruga e Kosoves, investimet ne Portet e reja dhe ekzistuese ne bregdetin shqiptar, poltika te bashkerenduara tregtare ndaj vendeve te treta, etj. Vend te rendesishem ju kushtua ndaj fenomenit shqetesues te rritjes se kredive te keqia ne portofolin e kredive ne sistemin bankar te Shqiperise dhe Kosoves, deklarimin e detyrueshem publik te bilanceve te kompanive qw deri me tash nuk eshte kryer pavaresisht detyrimit ligjor, etj.
Perfaqesuesit e Konfindustrise njekohesisht parashtruan hapat e metejshem te parashikuar per tu ndermarre me qellim krijimin ne praktike te Tregut te Hapur Shqiptar dhe Rajonal. Vend te rendesishem do te zinte marrja e problemeve nga operatoret e cdo sektori ne menyre te vecante per permiresimin e punes , pergatitja e propozimeve mbeshtetur ne pervojen e vendeve te BE dhe paraqitja per miratim nga Konfindustria perpara vendimarrjes politike te Shqiperise dhe Kosoves
|
|
| |
|
Nisma
| + Data 2024-08-11 | | Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ... | | [Me shume] |
| + Data 2022-05-25 | | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | | [Me shume] |
| + Data 2024-08-11 |
| Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024. |
| + Data 2021-05-22 |
| http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
| + Data 2021-02-04 |
| PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
|
|
| |
|
Tregu i Ideve |
|
| Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|