English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria, harton paketen e ndryshimeve mbi pagat e references
Konfindustria, nisur nga shqetesimet e vazhdueshme te industrive/antare te saj, ka ndermarre nismen per te propozuar prane institucioneve ekzekutive permiresimin e domosdoshem te sistemit te pagave te references, qe sot jane ne fuqi me Vendim te Keshillit te Ministrave dhe zbatohen nga institucionet fiskale.

Te dhenat e grumbulluara per shqetesimet e kompanive per nivele te ndryshme te pagave te references, te shoqeruara me arsyetimet perkatese per permiresimin e tyre, do te paraqiten ne forme pakete dhe ne forme analitike sipas cdo niveli nga Konfindustria prane Ekzekutivit Shqiptar. Te dhenat nga kompanite se bashku me dokumentacionin dhe propozimin per permiresim jane ne fazen e grumbullimit prane Konfindustrise dhe parashikohet, qe brenda nje kohe te shkurter te shqyrtohen dhe te paraqiten prane Ministrise se Finacave dhe Ministrise se Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes si dhe Keshillit te Ministrave.

Konfindustria ka kundershtuar me kohe vendosjen e sistemit te pagave te references, duke e konsideruar nje dobesi te institucioneve te fiskut dhe shmangie nga parimet e baze te sistemit te tregut te lire, te kontrollit dhe vetdeklarimit. Nderkohe u parashikua qe percaktimi dhe zbatimi i pagave te references do te sillte ne praktike pasoja per biznesin. Pavaresisht se ne nje pjese te madhe nivelet e pagave te references jane tejkaluar me kohe nga antaret e Konfindustrise, qe perfaqesojne industrite me te rendesishme ne vend, perseri me nivele te ndryshme jane raportuar shqetesime nga bizneset. Ne mjaft raste, per industri nga me seriozet dhe formalet ne vend, per disa nivele te pagave te references jane njoftuar shmangie nga Tregu i Punes, duke sjelle si rrjedhim probleme dhe shqetesime per kompanite, rritje te panevojshme te kostove te prodhimit deri edhe prishje te harmonise se brendshme ndermjet punedhenesve dhe punemarresve. Pavaresisht se industrite kane provuar me dokumentacion te rregullt dhe ne rend kronologjik per nivelin e pagave, qe ata zbatojne prej kohesh, perseri institucionet e fiskut nuk kane marre parasysh arsyetimet e biznesit dhe kane shkuar deri ne gjobitjen perkatese per shmangien e pretenduar te pagave te zbatuara nga kompanite me pagat e references te paracaktuara me akt ligjor.

Ne kushte te tilla Konfindustria ka paraqitur me kohe shqetesimin e saj prane institucioneve perkatese te ekzekutivit dhe ka marre vullnetin e tyre, qe kerkesat e arsyetuara te Konfindustrise do te merren parasysh ne permiresimin e sistemit te pagave te references per t’ja perafruar sa me shume tregut te punes dhe per te shmangur keshtu perplasjet pa kuptim dhe pa shkak ndermjet biznesit dhe institucioneve te fiskut.

Sa me siper eshte menyra me e mire per permiresimin e klimes se bashkepunimit shtet biznes si kusht shume i rendesishem per nxitjen e investimeve dhe zhvillimin ekonomik te qendrueshem te vendit.
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara