English   |   Kontakt
 
 
 
Termocentrali Kosova C
Konfindustria shpreh shqetesimin e saj lidhur me njoftimet e ardhura nga procesi tenderues dhe projekti teresor i ndertimit te Termocentralit Kosova C projekt per te cilin Shqiperia ka shprehur vullnetin e saj per te qene nder investitoret strategjike ne ndertim dhe shfrytezim. Sipas te dhenave te fundit del se ka mbaruar faza e pare e procesit te tenderimit dhe jane perzgjedhur disa kompani investitore/kandidate per fitues te kontrates koncesionare nderkohe, qe shteti shqiptar nuk njoftohet si kandidat per zoterimin qofte edhe te nje pjese aksionesh te koncesionarit te TEC Kosova C.

TEC Kosova C per nga kapaciteti prodhues i parashikuar, bazuar ne lenden e pare energjitike te siguruar ne vend me sasi e cilesi te rangut boteror, eshte veper me rendesi te jashtezakonshme strategjike jo vetem per Kosoven, por per gjithe rajonin. Ne kete kuptim pjesemarrja e Shqiperise si nje nder investitoret strategjike ne ndertimin dhe shfrytezimin e kesaj vepre eshte levizja e duhur per te perfituar ne afatgjate ekonomikisht dhe per te siguruar perfundimisht pavaresine energjitike per gjithe hapesirat shqiptare. Pavaresimi energjitik sikunder edhe te ardhurat e konsiderueshme, qe do te vine nga prodhimi per eksport mbas hyrjes ne shfrytezim te TEC Kosova C e justifikojne plotesisht investimin e madh perkates.

Shqiperia nepermjet perfaqesuesve me te larte te saj ka shprehur vullnetin politik dhe njekohesisht mundesite e saj financiare dhe ekonomike per te perballuar koston e pjesemarrjes si bashke-investitore ne TEC Kosova C. Ndertimi i Autostrades se Kosoves me 100% te mjeteve financiare te perballuara nga burimet e brendshme financiare verteton plotesisht mundesite e Shqiperise per te zoteruar nje pjese te konsiderueshme te kapitalit te TEC Kosova C dhe rrezon cdo paragjykim per pamundesine financiare te saj. Nderkohe, vendimarrja politike mbareshqiptare sidomos kosovare duhet te kuptoje drejt, se pjesemarja e kapitalit publik te Kosoves dhe Shqiperise ne TEC Kosova C eshte jashtezakonisht e rendesishme, duke patur parasysh rendesine strategjike te vepres ne kuptimin e zhvillimit ekonomik te gjithe hapsirave mbareshqiptare ne afatgjate.

Duke patur parasysh sa me siper Konfindustria I kerkon vendimarrjes politike ne Shqiperi dhe Kosove:

1- Shqiperia te shprehi institucionalisht dhe me dokumentacion zyrtar perpara institucioneve shteterore te Kosoves kerkesen te shoqeruar me mundesite financiare perkatese per te qene bashkinvestitore ne TEC Kosova C. Njekohesisht duhet te fillojne pergatitjet per pjesemarrjen ne nje tender te mundshem per blerjen e nje pakete aksionesh te TEC Kosova C.
2- Autoritetet qeveritare te Kosoves duhet te percaktojne qarte skemen BPP( bashkpunimi Publik Privat) te pjesemarrjes ne perqindje te investitoreve strategjike publike ne financimin e TEC Kosova C per ti dhene mundesine Shqiperise te konkuroje ne nje proces tenderimi te mundshem.

Konfindustria shpreh qendrimin e saj se pjesemarrja e Shqiperise si bashkaksionere ne TEC Kosova C eshte hap shume i rendesishem per krijimin e Tregut Te Hapur Shqiptar dhe Rajonal me vlera te jashtezakonshme ne afatgjate per zhvillimin ekonomik dhe mireqenien e gjithe shqiptareve .
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara