| |
| |
| Liberalizimi i vizave me Maqedonine |
|
Konfindustria, ne emer te interesave te industrive me te rendesishme ne Shqiperi, pershendet ratifikimin nga Kuvendi i Maqedonise te marreveshjes per liberalizmin e plote te sistemit te vizave me vendin tone dhe kerkon kryerjen e te njejtit veprim ne menyre te pershpejtuar edhe nga ana e Kuvendit te Shqiperise me qellim berjen te mundur te zbatimit ne praktike te levizjes se lire se njerzve.
Konfindustria, shpreh shqetesimin e saj per mosratifikimin e deritashem nga Kuvendi i Shqiperise te marreveshjes per liberalizmin e vizave, duke e lene shtetin shqiptar ne menyre te pakuptueshme dhe te papranueshme vetem ne pozita pritese dytesore, nderkohe qe interesi si shtet dhe si komb eshte shume me i madh ne anen ekonomike dhe gjeostrategjike per aktin e mesiperm sesa per vete shtetin maqedonas.
Se pari, vonesat ne ratifikim nga Kuvendi i Shqiperise dhe procedurat ligjore te domosdoshme per tu respektuar per hyrjen ne fuqi te marreveshjes per vizat do te shkaktojne humbjen e perfitimit ekonomik nga akti ne fjale per sezonin turistik te vitit 2008. Duhet te kemi parasysh se behet fjale per maksimizimin e perfitimeve per industrine e turizmit ne Shqiperi me shtimin e numrit te turisteve me qytetare te kombesise maqedonase, qe kushtezoheshin drejtperdrejt nga nje akti i tille. Industria e turizmit eshte mjaft e rendesishme per ekonomine e vendit tone me pothuaj mbi 600 milione euro te pervitshme te ardhurash.
Se dyti, perfitimi i ekonomise shqiptare nga lehtesimi i sistemit te vizave me Mqedonine do te thote drejtpedrejt nxitje e shkembimit tregtar me Maqedonine, Kosoven dhe rajonin sepse ndikon ne uljen e kostove tregtare perkatese. Aq me shume nese kihet parasysh se ndertimi i rruges Durres –Kukes kerkon ende nje kohe relativisht te gjate per te qene nje alternative konkuruese ne transport me sistemin rrugor te Maqedonise.
Se treti, eshte liberalizmi i vizave ndermjet Shqiperise dhe Maqedonise eshte mjaft i rendesishem per krijimin e Tregut te Hapur Shqiptar dhe Rajonal me perfitim te jashtezakonshem ekonomik ne rradhe te pare per qytetaret shqiptare.
Konfindustria, duke e konsideruar te gabuar dhe me pasoja te krijuara krejt ne menyre te paarsyeshme per ekonomine dhe qytetaret shqiptare, vonesen e ratifikimit te marreveshjes nga Kuvendi i Shqiperise, kerkon kalimin urgjent me procedure te pershpejtuar dhe marrjen e masave perkatese per hyrjen ne fuqi sa me shpejt te liberalizmit te vizave me Maqedonine.
|
|
| |
|
Nisma
| + Data 2024-08-11 | | Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ... | | [Me shume] |
| + Data 2022-05-25 | | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | | [Me shume] |
| + Data 2024-08-11 |
| Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024. |
| + Data 2021-05-22 |
| http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
| + Data 2021-02-04 |
| PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
|
|
| |
|
Tregu i Ideve |
|
| Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|