English   |   Kontakt
 
 
 
Ulen te ardhurat nga remitancat
Konfindustria, kerkon marrjen sa me shpejt te masave te duhura per te plotesuar fillimin e renies se shpejte te te ardhurave nga remitancat ne ekonomine shqiptare, qe kane qene nje nga shtyllat kryesore te deritashme te zhvillimit dhe qendrueshmerise makroekonomike te Shqiperise.

Bazuar ne te dhenat e fundit del se per vitin 2007 rritja e te ardhurave nga remitancat ka qene pothuaj 8 here me e vogel sesa mesatarja e rritjes se tyre ne vite. Nje dukuri e tille ka sjelle drejtperdrejt edhe uljen me plot 11% te peshes se tyre ne mbulimin e deficitit tregar te vendit, qe per vitin 2007 ka qene ne shifren me te larte historike ne vite. Shenjat e mesiperme te uljes se dergesave te emigranteve shqiptare ne vend ka qene nje dukuri e pritshme, qe ka ardhur koha e perballjes seriozisht me politka ekonomike te studiuara dhe afatgjata. Stabilizimi i emigranteve ne vendet pritese dhe rritja e kerkesave te tyre per konsum dhe cilesi jete ne vendet ku punojne do te sjell ne menyre te pashmangshme uljen graduale te peshes se remitancave per ekonomine shqiptare. Ka ardhuar koha, qe pikerisht dergesat e emigranteve duhet te shikohen dhe trajtohen me politika te posacme te ndryshme nga politikat pasive te deritashme. Njekohesisht duhet te fillojme te pranojme faktin se ne kohe remitancat nuk mund dhe nuk duhet te jene burim kryesor mbeshtetes i zhvillimit ekonomik te vendit.

Konfindustria, vlereson si domosdoshmeri, qe kahu ules i te hyrave financiare nga emigracioni, duhet te plotesohet me rritjen e prodhimit dhe sherbimeve vendore. Ne kete kuptim Konfindustria kerkon:
- Pershpejtimin dhe rritjen e investimeve ne infrastrukturen rrugore dhe energjetike per te krijuar hyrjen ne tregun mbareshqiptar prej 7 milionesh me efektivitet te te gjithe burimeve ekonomike te vendit dhe hapesirave shqiptare ne teresi.
- Ndermarrjen e investimeve themelore te reja ne ndertimin dhe modernizimin e gjithe rrjetit portual dhe aeroportual shqiptar si pasuria me e madhe, qe zoterojme duke e pare si pjese perberese e tregut te perbashket te BE-se ku synojme te perfshihemi.
- Ndermarrjen e politikave ekonomike dhe fiskale per thithjen e teknologjive me te fundit per modernizimin e domosdoshem te industrive shqiptare si kusht baze per rritjen e prodhimit vendor, zbutjen e deficitit tregtar dhe kusht baze i mbijeteses se prodhimit shqiptar ne kushtet e rritjes se konkurences me prodhimet dhe sherbimet e huaja.
- Zhdukjen sa me shpejt te jete e mundur te vrimave te zeza ne ekonomine, qe vetem largojne pa arsye parate e shqiptareve jashte vendit si psh. ne telekomunikacion e telefoni te levizshme.
- Formalizimin e domosdoshem te ekonomise shqiptare, orientimin e drejte te investimit te parave shqiptare si dhe zgjidhjen e drejte te ceshtjes se pronave per te thithur ne menyre te qendrueshme investitore te rendesishem.
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara