English   |   Kontakt
 
 
 
Te ndermerren masa per shtrirjen e autoritetit shteteror
Konfindustria, i kerkon fuqishem Qeverise shqiptare per domosdoshmerine e marrjes se masave sa me te shpejta per shtrirjen e autoritetit shteteror dhe zbatimin e ligjit ne te njejten shkalle per operatoret e biznesit ne te gjithe hapesiren gjeografike te vendit pa dallim.

Kerkesa e Konfindustrise vjen pas disa njoftimesh shqetesuese nga antaret e saj per shkalle te ndryshme te ushtrimit te detyres dhe menyres se zbatimit te ligjit nga institucionet shteterore per subjekte tregtare varesisht vendodhjes se tyre. Vihet re se autoriteti shteteror i institucioneve dobesohet ne menyre te dukshme jashte aksit Tirane –Durres si dhe disa qytete kryesore per tu kthyer pothuaj i paqene ne shume hapsira te vendit. Sa me siper eshte e vlefshme per institucione te fiskut si:- tatime, -dogana, -inspektoriati i punes, -ambientit, - territorit, por edhe institucionet e fiskut ne varesi te pushtetit vendor.

Konfindustria thekson se pasojat e nje dukurie te tille te zbatimit jo te njetrajteshem te zbatimit te ligjit bien drejtperdrejt ne nxitjen e konkurueshmerise se padrejte ndermjet operatoreve tregtare ne pergjithesi, por mbi te gjitha mbi industrite e prodhimit dhe sherbimeve ne vend. Operatoret, qe punojne ne hapsira te vendit ku autoriteti i shtetit eshte me i dobet i shmangen detyrimeve fiskale duke dale me cmime me te ulta ne treg dhe si rrjedhim ne menyre te paligjshme krijojne epersi ndaj konkurenteve te tyre te te njejtes fushe, qe punojne ne hapsirat me te kontrolluara dhe qe permbushin detyrimet e tyre ne zbatim te ligjit. Ne afatmesem dukuria e ushtrimit jo te njejtrajtshem te autoritetit shteteror mund te coje deri ne zhvendosje jo te perligjura te mjaft bizneseve ne zona te vendit, qe cojne ne rritje te pergjithshme kostosh dhe ulin efektivitein e ekonomise shqiptare ne pergjithesi edhe keshtu ne shkalle mjaft te ulet krahesismisht prodhimeve dhe sherbimeve te huaja.

Prishet keshtu nje nga kushtet themeltare te ekonomise se tregut: kushte te njejta gare ne treg per biznesin me rrjedhoja krejt te padeshirueshme, qe lidhen me nxitje te detyrueshme te evazionit fiskal, shkalle te ulet te formalizimit te ekonomise, ushtrim trysnie per mospranim te autoritetit shteteror dhe te reformave institucionale. Gjithcka me siper ne afatmesem perkthehet edhe ne falimentime, moskrijim kushtesh per punesim, etj.

Konfindustria shpreh me shqetesim se dukuria e mesiperme eshte edhe nje goditje e drejtperdrejte ndaj - besimit te biznesit ndaj shtetit dhe sidomos ne thithjen e investimeve te rendesishme te huaja dhe te vendit, eshte teper e demshme ne kushtet e procesit te integrimit ne BE aq i nevojshem per zhvillimin ekonomik dhe mireqenien e qytetareve shqiptare.
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara