| |
| |
| Inflacioni godet Shqiperine! |
|
Konfindustria, njofton me shqetesim, se eshte mjaft e mundshme perballja e ekonomise shqiptare ne nje kohe te shpejte me nje vale te re rritje te shkalles se inflacionit. Si shkak mendohet te jete forcimi i vazhdueshem ne tregjet nderkombetare financiare Dollarit Amerikan ndaj Euros, qe percohen edhe ne dobesimin e monedhes vendore LEK ndaj monedhes amerikane.
Sikurse shfaqjet e ngjashme ne vitin 2007, vit gjate te cilit ne disa raste te perseritura rradhazi treguesi i inflacionit tejkaloi ndjeshem kufirin e vendosur te Bankes se Shqiperise, per periudhen ne vazhdim kemi te bejme me te ashtuquajtur “inflacion te importuarâ€, qe do te thote se si shkak jane pasojat e crregullimeve te tregjeve ekonomike dhe financiare boterore. Ne ndryshim nga inflacioni i importuar i vitit 2007, qe sipas analizave ishte i lindur nga oferta e ulet e lendeve te para strategjike sikurse nafta, dritherat, energjia elektrike, etj, per vitin 2008 e ne vazhdim burim i inflacionit pritet te jete me natyre monetare nga forcimi i Dollarit Amerikan kundrejt Euros dhe monedhave te tjera kryesore. Si rrjedhim eshte vene re edhe nje forcim i dukshem ditet e fundit edhe ndaj Lekut.
Shenjat e forcimit te dollarit jane tashme te dukshme me kah te qarte dhe duhet te sherbejne si nje e dhene e paster per Autoritetin Qendror Bankar sikunder dhe Ekzekutivin e vendit per fillimin e ndertimit te politikave te nevojshme balancuese per ekonomine shqiptare. Duke patur parasysh, se disa prej tregjeve kryesore boterore te lendeve te para, si nafta dhe nenproduktet e saj, dritherat, orizi, mishi, etj. kuotohen ne Dollare Amerikane dhe nderkohe Shqiperia eshte importues neto i prodhimeve te rendesishme te mesiperme per perdorim vetjak te drejtperdrejte ose edhe si lende e pare per industrite, eshte e qarte se forcimi i monedhes amerikane, dobesimi i euros dhe LEK kundrejt saj do te prekin negativisht ne pergjithesi edhe ekonomine shqiptare. Nese do te permendim edhe nivelin pergjithesisht te larte te portofolit te kredive ne monedhen amerikane dhe nivelin e ulet te monedhen vendase LEK, pasojat behen edhe me shume te dukshme.
Konfindustria, bazuar ne te dhenat dhe gjykimin e mesiperm i kerkon Bankes se Shqiperise dhe Ekzekutivit Shqiptar te filloje ndertimin dhe zbatimin e skenareve mbrojtes te arsyeshem te lekut kundrejt dollarit amerikan.
- Se pari, duhet shmangur me cdo kusht dukuria e dobesimit te lekut per arsye subjektive psikologjike ose spekullative - Se dyti, duhet punuar per rritjen e dosmosshme te nivelit te kreditimi ne monedhen vendase per te patur mundesine e mbrojtjes relative nga crregullimet e tregjeve monetare te huaja - Se treti, eshte e domosdoshme qe te nxiten dhe zbatohen politikat e rritjes se prodhimit vendor si menyra e vetme, qe ne afatgjate siguron mbrojten e ekonomise shqiptare nga pasojat e importuara nga cregullimet e sistemit ekonomik rajonal dhe boteror.
|
|
| |
|
Nisma
| + Data 2024-08-11 | | Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ... | | [Me shume] |
| + Data 2022-05-25 | | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | | [Me shume] |
| + Data 2024-08-11 |
| Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024. |
| + Data 2021-05-22 |
| http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
| + Data 2021-02-04 |
| PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
|
|
| |
|
Tregu i Ideve |
|
| Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|