English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria mbeshtet projektligjin per krijimin e Gjykatave Administrative
Konfindustria mbeshtet ne pikat e tij thelbesore projektligjin per krijimin e Gjykatave Administrative ne vend, paraqitur nga Ministria e Drejtesise ne bashkepunim me Ministrine e Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes, dhe pergatitur nga specialistet te mirenjohur te vendit dhe te institucioneve profesionale nderkombetare. Konfindustria mendon se hapi strategjik i hedhur me paraqitjen e projektligjit te Gjykatave Administrative ne vend eshte domosdoshmeri per krijimin nje institucioni mjaft te rendesishem te munguar deri me tash ne sistemin e ekonomise se tregut ne Shqiperi. Gjykatat Administrative, me te drejtat dhe pergjegjesite e paraqitura ne projektligj, krijojne kushtet qe te permiresohen rrenjesisht kushtet e biznesit ne vend dhe te balancohen te drejtat dhe detyrimet e tij me ato te institucioneve shteterore. Konfindustria eshte e mendimit qe projektligji te kaloje me miratim te perbashket nga gjithe krahet e politikes shqiptare ne Kuvendin e Shqiperise si nje akt qe tejkalon nje mandat qeverises dhe qe i sherben demokracise dhe zhvillimit ekonomik te vendit ne afatgjate.

Konfindustria, vlereson ne menyre te vecante kalimin e barres se proves per sanksionet qe i vihen biznesit drejt institucioneve shteterore, - afatet e procedimit te parashikuara ne projektligj qe do te pershpejtojne gjykimin deri me sot shume problematik - krijimin e kushteve te barazise para ligjit te raportit shtet/biznes dhe shtet/qytetar deri me sot te cunguar ne favor te dukshem te insitucioneve shtetetore.

Konfindustria ne menyre te vazhdueshme prej me shume se nje viti e gjysem ne permbushje te kerkesave dhe interesave te industrialisteve dhe gjithe qytetareve shqiptare i ka kerkuar gjithe ngjyrave dhe krereve me te rendesishem te vendimarrjes politike te vendit dhenien e miratimit te perbashket per ndertimin e shpejte te Gjykates Administrative te pavarur nga ekzekutivi, duke konsideruar te papranueshme qe ende ne Shqiperi mungon nje institucion i tille i pranishem ne te gjitha vendet demokratike dhe te zhvilluara te botes.

Kerkesa e Konfindustrise per ndertimin e Gjykates Administrative ka marre mbeshtetje nga te gjithe perfaqesuesit me te rendesishem te politikes se vendit pa perjashtim. Nje miratim i tille eshte shume i nevojshem per berjen te mundur te kalimit te ligjeve organike te sistemit te drejtesise te ligjit te vecante per Gjykaten Administrative qe kishin nevoje per shumice te cilesuar votash ne Kuvend.

Nje pranim dhe miratim i tille i njezeshem dhe pa kundershtime nga te gjithe kahet e politikes eshte shume i rendesishem per vete dhenien e sigurise kohore ne punen jo te lehte te ndertimit te nje institucioni te ri drejtesie ne nje fushe te tille te veshtire sikurse jane marredheniet administrative me biznesin.
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara