English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria kundershton klasifikimin e punesimit te pasiguruar si “veper penale” per punedhenesin
Konfindustria, duke mbeshtetur plotesisht nismat e deritashme te ndermarra nga ekzekutivi per rritjen e shkalles se formalitetit te Tregut te Punes si pjese perberese e rendesishme e uljes se domosdoshme te evazionit fiskal ne ekonomine vendore, njekohesisht shpreh kundershtimin e saj per klasifikimin e punesimit te pasiguruar si “veper penale” per punedhenesin.

Konfindustria mendon, se menyra me e mire per per te bere te mundur realisht dhe pa kosto ekonomike ne zhvillimin afatgjate te vendit dhe mireqenien e qytetareve shqiptare, eshte para se gjithash nxitja dhe mbeshtetja e nismave sipermarrese dhe jo goditja psikologjike e tyre me masa te skajshme, sic eshte edhe perpjekja per te konsideruar ne ligj si veper penale per punedhenesin puna e pasiguruar per punemarresit. Eshte e pambeshtetur, qe nje marreveshje kontraktore ndermjet paleve e arritur me vullnet te plote te konsiderohet me ligj si veper penale per njeren pale. Nderkohe duhet te kemi parasysh, se ne kushtet kur:
- vendi eshte ne kushtet e nje papunesie mjaft te larte,
- informaliteti eshte mjaft i zgjeruar,
- sistemi i drejtesise eshte i deshtuar,
- autoriteti i shtetit nuk ushtrohet ne te njejten shkalle e menyre ne gjithe hapsiren gjeografike te vendit,
- konkurenca ndermjet subjekteve eshte e cunguar,
- kur zhvillimit ekonomik i Shqiperise eshte ende mjaft i ulet krahesimisht me BE

Nxitja dhe jo frenimi qofte edhe psikologjik i sipermarrjes, eshte domosdoshmeri.

Konfindustria keshillon vendimarresit politike, se rruga me e mire per te arritur formalizimin e tregut te punes dhe ekonomise shqiptare ne pergjithesi, eshte:
- Ulja e shkalles se takses se punes. Zbritja ne shkallen 15% e pritur te hyje ne fuqi ne janar te vitit 2009 eshte mjeti mjaft i mire dhe plotesisht i pershendetur.
- Rritja e shkalles te denimeve financiare per subjektet, qe punesojne ne te “zeze” si dhe zbatimi i plote i tyre
- Domosdoshmeria e zgjerimit te ushtrimit te kontrollit te shtetit ne te gjithe hapsiren gjeografike te vendit dhe pa dallim ndermjet subjekteve
- Permbushjen deri ne fund te nismes se pershendetur te krijimit te Gjykates Administrative te pavarur nga ekzekutivi dhe permiresimin e sistemit te drejtesise ne pergjithesi
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara