| |
| |
| Konfindustria mbeshtet parimisht shitjen e rrjetit shperndares te operatorit te energjise elektrike OSSH |
|
Konfindustria, duke mbeshtetur parimisht shitjen e rrjetit shperndares te operatorit te energjise elektrike (OSSH) si dhe duke vleresuar procesin e deritashem pergatitor ku eshte arritur me profesionalizem terheqja ne gare e kompanive te rendesishme nderkombetare, shprehet kunder konsiderimit te privatizimit te OSSH si qellim ne vetevete, qe duhet permbushur me cdo kusht dhe sa me shpejt.
Duke patur parasysh vleren e jashtezakonshme strategjike te operatorit te shperndarjes se energjise elektrike, Konfindustria vlereson, se shitja duke pranuar cdo kusht te vene nga kompanite pjesemarrese ne tender, qofte edhe ne kundershtim me interesat publike dhe vetem per arsye te perfitimit te te ardhurave nga shitja ne buxhetin ne vazhdim, do te ishte gabim me pasoja ne afatgjate ne zhvillimin ekonomik te vendit dhe mireqenien e qytetareve shqiptare. Konfindustria duke qene mjaft afer procesit te privatizimit te OSSH, qe ne fillimet e tij dhe duke dhene ndihmen e saj ne afrimin e kompanive te fuqishme nga vendet e BE pjesemarrese ne tenderin ne fjale mendon, se eshte nje prag kufi, qe nuk duhet shkelur vetem per hir te privatizimit me cdo kusht.
Eshte mjaft e arsyeshme, qe procesi i shitjes se OSSH, si operatori monopol ne tregun e shperndarjes se energjise elektrike ne vend, te nderpritet dhe te shtyhet ne nje afat te dyte kohor, nese kompanite pjesemarrese ne tenderin ne vazhdim te vene kushte, qe mund te jene ne kundershtim me interesat publike.
Konfindustria mendon, se ne rast te nderprerjes se tenderit te shitjes se OSSH dhe shtyrjes se procesit ne nje faze te dyte, jepet edhe mundesia me mire per te ripare termat e references drejt mundesise se perfshirjes edhe te investitoreve shqiptare ne proces, si nje rruge e mire e perdorimit me efektivitet te burimeve te brendshme te financimit dhe si nje mjet per te ndalur daljen e parave shqiptare jashte vendit, plage e thelle e ekonomise shqiptare me pasoja te gjithanshme negative. Prane Konfindustrise ne vazhdimesi eshte shprehur paraqitja e vullnetit dhe mundesive financiare te rendesishme te antareve te saj per te qene pjesemarres ne privatizimin e sektorit strategjik te shperndarjes se energjise elektrike sebashku me kompani partnere te specializuara nderkombetare.
|
|
| |
|
Nisma
| + Data 2024-08-11 | | Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ... | | [Me shume] |
| + Data 2022-05-25 | | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | | [Me shume] |
| + Data 2024-08-11 |
| Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024. |
| + Data 2021-05-22 |
| http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
| + Data 2021-02-04 |
| PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
|
|
| |
|
Tregu i Ideve |
|
| Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|