English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria pergatit propozimet e saj per permiresimin e Sistemit te Referencave
Konfindustria njofton, se eshte ne fazen perfundimtare te pergatitjes se paketes se pare te propozimeve te saj per permiresimin e Sistemit te Referencave, qe do ti paraqitet Qeverise Shqiptare ne nje kohe te shpejte. Nisma ne fjale eshte ndermarre si pasoje e problemeve te shumta me te cilat jane perballur industrite shqiptare gjate zbatimit te Sistemit te Referencave ne periudhen nje vjecare te hyrjes ne fuqi te akteve ligjore perkatese. Paketa e pare e propozimeve te Konfindustrise lidhet me permiresimin e domosdoshem te niveleve te Pagave te References per tu pershtatur me te dhenat e Tregut, si nje nga fushat me problematike te perballjes se biznesit me institucionet fiskale, qe kane prodhuar me dhjetra penalizime ndaj biznesit. Njekohesisht ne studimin e Konfindustrise ne propozimet e saj eshte patur parasysh, qe te mos preket shkalla e te ardhurave te planifikuara ne buxhetin e shtetit, cka eshte plotesisht e mundshme.

Te dhenat e grumbulluara gjate studimit te Konfindustrise per shqetesimet e kompanive per nivele te ndryshme te pagave te references, te shoqeruara me arsyetimet perkatese per permiresimin e tyre, ne forme pakete dhe ne forme analitike sipas:
-niveleve te pages,
- tipit te industrise,
- shperndarjes gjeografike te industrive ne vend,
do te paraqiten nga Konfindustria prane Ekzekutivit Shqiptar. Paketa e pare e propozimeve, qe po pergatitet per tu paraqitur Qeverise Shqiptare do te jete per nivelet e Pagave te References te Industrise Ushqimore, nje nga sektoret e ekonomise ku vihen re mjaft shmangie te tabeles zyrtare te pagave me Tregun e Punes. Me pas do te vazhdohet me te gjithe sektoret e tjere te industrise shqiptare, te prekur nga shmangiet me pasoja te niveleve ligjore te pagave me te dhenat reale.

Konfindustria ka kundershtuar me kohe vendosjen e sistemit te pagave te references, duke e konsideruar nje dobesi te institucioneve te fiskut dhe shmangie nga parimet baze te sistemit te tregut te lire, te kontrollit dhe vetdeklarimit. Nderkohe ishte e qarte, se percaktimi dhe zbatimi i pagave te references do te sillte ne praktike pasoja per biznesin. Ne mjaft raste, per industri nga me seriozet dhe formalet ne vend, per disa nivele te pagave referente ka patur shmangie te ndjeshme nga Tregu i Punes, duke sjelle si rrjedhim probleme dhe shqetesime per kompanite, rritje te panevojshme te kostove te prodhimit, deri edhe prishje te harmonise se brendshme ndermjet punedhenesve dhe punemarresve. Pavaresisht se industrite kane provuar me dokumentacion te rregullt dhe ne rend kronologjik per nivelin e pagave, qe ata zbatojne prej kohesh, perseri institucionet e fiskut nuk kane marre parasysh arsyetimet e biznesit dhe kane shkuar deri ne gjobitjen perkatese per shmangien e pretenduar te pagave te zbatuara nga kompanite me pagat e references te paracaktuara me akt ligjor.
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara