| |
| |
| Konfindustria per rrezikun e kredive problematike |
|
Konfindustria, terheq edhe njehere vemendjen e Bankes se Shqiperise, qe jo vetem te vazhdoje urgjentisht permiresimin e vonuar te akteve rregullatore te sistemit bankar per t’ja pershtatur zhvillimeve te fundit te vendit dhe nderkombetare, te rrisi trasparencen e domosdoshme ndaj biznesit dhe publikut per gjendjen e sistemit bankar, por dhe detyrimisht te ushtroje ne menyre te plote te drejtat e saj ligjore me masa te prekshme te ashpra mbi bankat e nivelit te dyte dhe stafin menaxherial te tyre, lidhur me ceshtjen mjaft te ndjeshme dhe problematike te rritjes se shpejte te portofolit te “kredive te keqia†ne portofolin e pergjithshem te kredive te dhena.
Duhet te jete e qarte se thelbi i problemeve ne sistemin bankar shqiptar per shkak te fenomenit te “kredive te keqia†eshte prodhuar nga brenda sistemit nga keqmenaxhimi ne vazhdimesi dhe nuk eshte aspak i ri ne kohe. Pasojat, qe mund te vine nga paqendrueshmerite e tregjeve financiare nderkombetare, kane vetem ndikim dytesor dhe ne asnje menyre nuk mund te sherbejne si justifikim per pergjegjesite e brendshme te keqmenaxhimit bankar. Keshtu, nese vleresojme te dhenat zyrtare, ne nje periudhe kohe prej vetem 2 vjet e gjysem( dhjetor 2005-qershor 2008) kemi nje rritje dramatike ne krahesim relativ prej mbi 400% te kredive problematike ne sistemin bankar te vendit. Sa me siper e perkthyer ne shifra absolute, bazuar ne te dhenat e vete bankave te nivelit te dyte, sot llogariten “kredi te keqia†ne shifren shqetesuese te mbi 400 milion $. Nderkohe realiteti mund te jete edhe me shqetesues per sa me siper. Gjithashtu, shqetesimi rritet kur dihet, se tashme jemi vetem ne fillimin e kohes kur ka filluar te maturohet masa kryesore e kredive te dhena. Pavaresisht, se sipas standarteve nderkombetare ende nuk eshte arritur shkalla e rrezikut te mases se kredive te keqia, kahu rrites i pershpejtuar i tyre duhet te sherbeje si kembane alarmi per Banken e Shqiperise, Qeverine dhe vete vendimarrjen politike teresore te vendit.
Masat e Bankes se Shqiperise duhet te jene te shpejta dhe te ashpra brenda te gjitha hapsirave ligjore te dhena ndaj subjekteve bankare shqiptare, qe paraqesin prirje per performance negative ndaj rritjes se mases relative dhe absolute te “kredive te keqiaâ€, nese kihet parasysh dhe paqendrueshmeria dhe pasojat e krizes se sitemit bankar dhe financiar boteror. Masat e ashpra duhet te shkojne deri ne hetimin e hollesishem te pasaktesise se mundshme ne raportimet e operatoreve bankare dhe financiare, nxjerrjen e pergjegjesive te stafit administrativ te bankave, marrjen e masave perkatese ndaj personave pergjegjes qe per paaftesi, subjektivizem ose korrupion keqperdorin parate e shqiptareve dhe deri heqjen e licencave per operatoret bankare me performance negative, duke gjykuar se perbejne rrezik jo vetem per veteveten dhe depozituesit e tyre, por per gjithe besueshmerine publike te lidhur drejtpedrejt me qendrueshmerine e sistemit bankar te vendit. Pasojat psikologjike te lena nga viti 1997 te shtuara edhe me efektin psikologjik te pasojave e krizes se tashme te tregjeve financiare nderkombetare, jane burim rreziku i perhershem per sistemin bankar dhe ekonomine e vendit ne teresi.
|
|
| |
|
Nisma
| + Data 2024-08-11 | | Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ... | | [Me shume] |
| + Data 2022-05-25 | | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | | [Me shume] |
| + Data 2024-08-11 |
| Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024. |
| + Data 2021-05-22 |
| http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
| + Data 2021-02-04 |
| PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
|
|
| |
|
Tregu i Ideve |
|
| Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|